Home KRYESORE Humbën djalin nga sëmundja e zemrës, bëhen prindër për herë të dytë...

Humbën djalin nga sëmundja e zemrës, bëhen prindër për herë të dytë në moshën 55 vjeçare

Maurizio Zanzani i njohur si ‘Zak’ ishte djali i vetëm i familjes, i cili humbi jetën më moshën 16-vjecare pasi u mbyt kur po notonte pasi vuante nga një sëmundje e zemrës me të cilën nuk ishte diagnostikuar asnjëherë.

Pas një viti nga vdekja e tij, çifti nga Italia janë bërë përsëri prindër, edhe pse janë në moshën 55-vjecare.

Marina Marcato, mamaja e Zak tregoi se bashkëshorti i kërkoi një fëmijë tjetër. Edhe pse iu duk cmenduri, vetëm pas 15 ditësh të dy tentuan të pamundurën. Marina filloi të merrte trajtime hormonale, të posacme për gratë në moshë.

Në mars të 2017, ajo mësoi lajmin e mirë se ishte në pritje të një fëmije. Për të dy ishte mrekulli që ia solli Zak dhe e quajtën djalin ‘Brando Michael’.

“Tani kemi jetën e mëparshme përsëri dhe Zakun tonë që na ndihmoi për këtë shtatzëni, i cili tashmë ka një vëlla të vogël. Nuk e besoja kurrë se do bëhesha nënë përsëri. Nuk e mendoja se do një fëmijë tjetër do më quante nënë. Është kopje identike e Maurizio,” – tha Marina për TGCOM24.

Vogëlushi lindi para kohe, 8 muajsh për të shmangur lëndimet e kordonit të kërthizës dhe problemet kardiake. Fatmirësisht djali është i shëndetshëm./OraNews

Share: