Home KRYESORE Video/ Kështu se kishit parë asnjëherë Valbona Selimllarin

Video/ Kështu se kishit parë asnjëherë Valbona Selimllarin

Skena e “Danse with me” u “ndez” pas performancës së Rovenës dhe Meritonit, të cilët kërcyen disa valle tradicionale shqiptare. Jo vetëm publiku u ekzaltua por edhe juria.

Alketa iu drejtua Valbonës, e cila gjatë gjithë kohës shoqëronte muzikën sipas lëvizjeve të saj:

“Valbona, të pashë gjithë kohës që këndove sy të lumtur, të gëzuar… Kur del ti në ekran ndërron moti, ndërron koha, ikën shiu, ikën nxirja e reve, del dielli, pastaj ylberi. Të gjitha fenomenet atmosferike, ato më të bukurat, ndodhin kur del ti në ekran.”

“Në fakt, unë vallen e Tropojës e dua shumë, më pëlqen edhe ta kërcej, edhe ta shikoj kur e kërcejnë, është shumë interesante…” – tha Valbona dhe pas kësaj nuk e refuzoi ftesën e Alketës për t’u ngjitur në skenë e për ta kërcyer.

I gjithë publiku e shoqëroi me duartrokitje performancën e Valbonës për pak minuta, por ç’ishte më e rëndësishmja? Albi Nakos, pasi e pa Miss-in si një balerinë të vërtetë në skenë, i lindi një ide për finalen. Por nuk zbuloi më shumë detaje. Me siguri një kërcim special enkas për Valbonën.

Share: