Home KRYESORE KE: Nuk ka bisedime pa dënimin e korrupsionit dhe krimit!

KE: Nuk ka bisedime pa dënimin e korrupsionit dhe krimit!

Deklarata e miratuar nga Këshilli lavdëron Shqipërinë për progresin e deritanishëm por thekson se nga vendimi për dhënien e statusit të vendit kandidat vitin e kaluar, Shqipëria nuk ka bërë shumë përpara. - “Këshilli vëren se përpjekje të mëtejshme nevojiten mbi prioritetet kyçe, në veçanti përmes miratimit të paketës së reformës në drejtësi si dhe progres i mëtejshëm në këndvështrimin e themelimit të një historie të shëndoshë me hetime proaktive, përndjekje ligjore dhe dënime finale të të gjitha niveleve në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë luftën kundër trafikut të drogës dhe armëve,” thuhet në pjesën për Shqipërinë në deklaratën e publikuar më 15 dhjetor duke vazhduar - “Këshilli thekson se reforma në drejtësi është celësi për ecjen përmasa të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe se mund të jetë transformuese edhe për reforma të tjera,” vijon deklarata.

Këshilli thekson gjithashtu nevojën për zbatimin e masave efikase ligjore dhe politike për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat kundër diskriminimit, përfshirë trajtimin e barabartë të të gjitha minoriteteve dhe zbatimin e të drejtës së pronës. Shqipëria ka një histori shumë të dobët të luftës kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta, ku prej dekadash nuk ka raste të dënimit final. Këshilli i BE-së i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor 2014 ndërsa Raporti i Progresit të Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të BE-së, theksoi në tetor të atij viti se qeveria shqiptare ka shprehur vullnet për të luftuar korrupsionin dhe krimin.

 

Share: