Home KRYESORE Ja sa myslimanë do ketë secili vend në Europë në vitin 2050...

Ja sa myslimanë do ketë secili vend në Europë në vitin 2050 (HARTA)

Popullata e besimit islam do të trefishohet deri në vitin 2050 në disa shtete të Europës, kurse në disa të tjera nuk do të ndryshojë, ka bërë të ditur qendra hulumtuese Pew në Washington

Sipas raportit, myslimanët në Gjermani – që aktualisht përbëjnë 6.1 përqind të popullsisë – do të rriten deri në 19.7 përqind më 2050, gjithnjë nëse migracioni i madh vazhdon.

Kurse, në të njëjtin skenar, popullsia në Poloni thuajse nuk do të pësonte fare ndryshime, pasi rritja e popullsisë myslimane pritet të jetë me vetëm 0.1 përqind.

Edhe nëse Europa do të mbyllte kufijtë për refugjatët, sërish myslimanët do të shtohen gjatë viteve në vazhdim, kryesisht për shkak të numrit më të madh të lindjeve dhe moshës më të ulët të përgjithshme.

Sipas të dhënave, myslimanët përbëjnë 4.9 përqind të banorëve të Europës me rreth 25 milionë njerëz në 30 shtete, rritje e madhe prej 19.5 sa ishin më 2010. /360grade.al 

Share: