Ndërsa specialistët parashikojnë një spostim të përmbytjeve në pjesën jugore të vendit, duket se problemet kanë nisur tashmë në qarkun e Vlorës, ku prurjet e larta të Vjosës po rrezikojnë fshatrat rreth saj.
Problematike situata shfaqet në zonën e Novoselës, ndërsa në këtë video shihet Ura e Mifolit dhe prurjet e medha te Vjosës në këtë zonë.
Në video dallohet edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.
Po shohim situatën e kemi në kontroll. Po mbikëqyrim situatën dhe po monitorojmë çdo gjë. Siç tash edhe më parë, zona më problematike është Novosela. Problematikat më të mëdha kanë ndodhur në zonën e ujit të ftohtë, kjo edhe për shkak të djegies së pyjeve në kodrën e qytetit, si dhe ndërtimet pa kriter.”, tha ai./opinion.al