Home KRYESORE Erdogan kercenon: “Do t’i varrosim të gjithë ata që duan të përçajnë...

Erdogan kercenon: “Do t’i varrosim të gjithë ata që duan të përçajnë Turqinë”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një vizite në qytetin lindor të Karsit, theksoi se Turqia do të vazhdojë të varros të gjitha ata të cilët duan të përçajnë këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëndrimi i Erdoğanit në qytetin e Karsit ka qenë për të marrë pjesë në kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku foli edhe për zhvillimet aktuale.

Ai foli edhe për luftën kundër organizatës terroriste PKK. “Askujt në këtë shtet të mos i shkojë mendja se mundet të përçajë territorin e atdheut tonë. Ata të cilët synojnë një gjë të tillë, duhet ta kenë të qartë se ashtu siç i bombarduam me avionët F-16 në malin Xhudi, në Tenderuk dhe në Kandil, duke i varrosur atje, të njëjtën do ta bëjmë kudo të shfaqen ata”, u shpreh presidenti i Turqisë.

Erdoğan ka shtuar: “Gjatë një jave të vetme janë neutralizuar 100 terroristë. Nëse vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të përçarë këtë shtet, ky numër nga 100 mund të rritet në 200 madje në 300. Askush të mos tentojë të prish mirëqenien e popullit. Ne jemi këtu për të ruajtur unitetin dhe paqen e popullit tonë”.

Erdoğan sërish mohoi pretendimet e liderit të partisë opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu, se ka dërguar të holla në kompani jashtë Turqisë. Ai the se dokumenti të cilin Kilicdaroglu e prezantoi në opinion është i falsifikuar.

“Atë çfarë ka në duar Kilicdaroglu, janë dokumente për blerje mes dy bankave, Halk dhe Albaraka, dhe ka të bëjë me transferimin e një banke nga Turqia që ka dërguar para në një bankë tjetër, e cila është gjithashtu brenda Turqisë. Madje edhe atë që ka në duar është e falsifikuar”, tha Erdoğan, për të përfunduar se puna më e vështirë në botë është të dëshmohet diçka e gabuar./panorama

Share: