Përktheu Elona Caslli
Të shikosh lumin që përmban kohën dhe ujin
dhe të sjellësh ndërmend se koha është një lumë tjetër,
ta dish se njerëzit humbasin si lumi
dhe fytyrat rrjedhin si uji.
Ta ndjesh se përbujtja është një gjumë tjetër
që ëndërron të mos ëndërrojë
dhe vdekja që ka frikë nga mishi ynë
është ajo vdekje e përnatshme
që quhet gjumë.
Jorge Luis Borges