Ndërsa diku atje tutje, ka sinjale pozitive për një armëpushim afatgjate, pranë rrugicës se lagjes sime, ne një dyqan bulmeti zhvillohet ky refren: Shenoje edhe kete ne fletoren e borxhit. Krenohemi, po me cfare, për cfare, perse? Përjetësisht kemi qene me valixhen gati për te ikur, deri edhe “përtej diellit”, me mallkimin ne buze, dhe serish krenohemi. Jemi share e jemi ndare. Kemi bere hafijen mes njeri tjetrit, kemi prere ne bese. Kemi vrare vëlla, baba, motër e nene. Kemi mbjelle diktatore, kurva politikan.Sa shume arsye kam për te qene si një serbator plot inate e zemërime. Provo te krijosh nje enderr – qe foshnje do ta godasin, ta shajnë e ta vrasin, bishat dhe kurvat. Ne atdheun tim e vërteta fshihet si te ishte lebroze. Heshtja e medias, ky tritol ndaj lirisë, me bën te vjellë.Te mbijetojmë, na duhet një sistem i mire tretjeje dhe një memorie te keqe.