Home KRYESORE Një çift nga Cërriku është arrestuar në Turqi, dyshohet se u bënë...

Një çift nga Cërriku është arrestuar në Turqi, dyshohet se u bënë pjesë e gylenistëve

32 vjeçari nga Cërriku, Mariglen Debrova dhe bashkëshortja e tij njoftohet se janë vënë në pranga para disa ditësh në Ankara.

Lajmi ka tronditur familjarët e tij në Cërrik, të cilët janë të shqetësuar për çiftin dhe fëmijën e tyre. Mariglen Debrova jetonte prej 10 vitesh, së bashku me familjen e tij të re në Ankara.

Burime të besueshme bëjnë me dije së 32-vjeçari po vazhdonte doktoraturën për teologji në qytetin Samsun, pranë Ankarasë në Turqi.

Ai ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi, ku jetonte me familjen e tij prej shumë vitesh.

Të njëjtat burime tregojnë se profesori është arrestuar nën akuzën si bashkëpunëtor i Gylenit, por kjo mbetet për t’u provuar.

Disa muaj më parë, një tjetër profesor nga Cërriku, u ndalua në Malajzi, por më pas u la i lirë./abcnews.al

Share: