Fjala e Abedin Zymberi, NEÂ TRYEZËN e DISKUTIMIT ”“ KOMRA
Të nderuar të pranishëm të nderuar organizatorë të kësaj tryeze, falenderoj organizatorët që më dhanë këte privilegj që të jemi përseri bashke me miqtë me të cilët në të shumtën e rasteve takohemi që sado pak të kontribuojmë për këte shoqeri e cila për fat të keq, politika ditore po e devijon nga realiteti i kohës.
Unë si një person 52 vjecar, në moshën më të re të jetës sime i kam përjetu tmerret që ka kriju sistemi komunist, ish sistem që shqiptaret me vite i burgosi, i shpërnguli, i vrau dhe malltratoi me vite. Kur ai sistem filloi të bie, shqiptarët u gëzuan shumë me ndryshimet që po ndodhnin ne vitet e 90-ta, dhe menduam që po vjen koha e ndrimit të sistemit dhe ardhja e demokracisë.
Me pamvarsimin e Maqedonisë menduam se problemet që i kishim në të kaluarën do të rregullohen në shtetin ku jetojmë. Fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu, Maqedonija e solli kushtetutën e parë ne të cilën Shqiptarëve edhe më shumë iu morën të drejtat.
Shqipëria ishte njëri ndër të parët shtete që e njohu Maqedoninë si shtet, kjo ishte një shenjë se Shqiptarët nuk kishin pretendime teritoriale për ta ndarë Maqedoninë, por për të qenë të barabarte shqiptaret brenda sajë. Politika e asaj kohe në vazhdimësi ecte në rrugë të gabuar, u krijuan shumë procese të montuara siç ishin Ladorishta, Bitpazari afera e armeve, vrasje e burgosje, Recica e vogel me themelimin e univerzitetit, Flauri dhe shumë e shumë raste tjera, të nxitura nga politika nacionaliste Sërbe, qe e sollën situatën deri në atë masë që të mos kishte rrugë tjetër përpos një konflikti të armatosur. Lufta nuk ishte e drejtuar kundër popullit Maqedonas po kundër institucioneve shtetërore të cilët prodhonin diskriminim. Konflikti filloi jo se donim ne, por se dikush nixste konflikte për qëllime strategjike.
Sikur në Maqedoni të kishte lidere dhe patriote të vërtetë që do ja donin të mirën Maqedonisë dhe popujve që jetojnë në të, sigurisht se do gjenim zgjidhje para se të vinte deri te konflikti.
Përfaqësues denjë i popullit është vetëm ai që i sjellë paqe shtetit, i sjell stabilitet dhe zhvillim ekonomik, ata që gënjejnë popullin me veprime nacionaliste, nuk e bëjnë atë për shtet po e bëjnë vetëm për perfitime të tyre personale ose klanore.
Konflikti ndodhi ashtu si ndodhi, dikush u fut sepse kishte ideal, dikush per përfitime personale e politike, dikush u detyrua të marr pjesë se skish ku të shkojë e kështu me radhë. Me rëndësi që lufta përfundoi me aq, nuk erdhi deri te një luftë me përmasa katastrofale sic ka ndodhe edhe në vendet e tjera të ish-Jugoslavisë, por u lokalizua ashtu që përfundoi me një marrëveshje e cila e shpëtoi Maqedoninë nga një tragjedi të paparë, ndoshta edhe me permasa ballkanike.
-Kjo tregon se pamvaresisht konflikteve, nje ditë duhet të ulesh në tavolinë dhe të arrish marrëveshje. Persr keto marrëveshje nuk ndodhin para se me fillu konflikti!? sepse kështu e duan shumë forca që duan të përfitojnë nga lufta, dhe fatkeqesisht 14 vite me radhë të njëjtat struktura udhëheqin me shtetin.
POLITIKA NACIONALISTE
Pas përfundimit të luftës menduam se te gjithe morëm mësime nga e kaluara por fatkeqësisht jo, pas konfliktit filloi përsëri diskriminimi i njejtë. Konflikti nuk ishë i nivelit aq të lartë sa që të mos mund të jetohet bashkë, pra kishte mundesi dhe hapesirë që me pak punë të arrihej një paqë e vërtetë. Marrëveshja e Ohrit e cila pastaj u inkorporua edhe në kushtetutën e Maqedonisë filloi nga strukturat shteterore Maqedonase qe të pengohet realizimi i asaj marrëveshje, mos të flasim pra për donjë pajtim.
Pas çdo marrëveshje, faza e parë që duhesh të bëhet ka qen PAJTIMI mes dy komuniteteve më të mëdha në maqedoni dhe pas pajtimit sigurisht se do angazhoheshim të gjithë së bashku për ta arrti paqën dhe kthimin e mirbesimit përmes implementimit të marrëveshjes së Ohrit.
Kjo nuk ndodhi , data e 13 gushtit duhesh të jetë feste shtetërore, datë historike për të gjithë, datën 13 gusht dikush e shef si fitues, Â dikush si humbës dhe kështu kjo datë injorohet nga vet kryeministri dhe presidenti i shtetit.
Çdo ditë po largohemi nga njeri tjetri, po krijojmë tensione të panevojshme, burgosen njerëz të pa fajshëm, vriten e torturohen ish pjesëtarë të UÇK-së, diskriminim në gjitha nivelet e shtetit.
PAJTIMI SI GARANCË PËR PAQË
Të gjitha këto që i thashë më lartë janë pengese për të ardhë deri te një pajtim që do ishte shtylla kryesore e stabilitetit dhe paqes në Maqedoni. Sikur Marreveshja e Ohrit të implementohej në tërësi sigurisht se sot do të kishim një situate më relaksuese për të ardhë deri te pajtimi. Marrëveshja parasheh rehabilitim dhe risocijalizim të pjesmarrësve direkt në konflikt, ish-luftëtarët në vend ti nenshtrohen një trajtimi rehabilitues dhe të risocializohen ata, edhe më tej janë lanun nën mëshirën e zotit.
Një gjë duhet ta keni parasysh se një njeri që futet në luftë dhe përjeton tmerre, vrasje dhe trauma ai njeri e ka shumë vështire të filloi një jete normale nëse shteti nuk ka një trajtim të vecant për to. Luftetarët nëse nuk rehabilitohen dhe nëse nuk risocijalizohen, ata vazhdojne të bëhen vrasës, të bëhen kriminel, të jenë të dëmshëm për shoqërinë.
Të nderuar të pranishëm, të gjithë jemi njerëz, të gjithë kemi deshira, të gjithë i takojmë ndonjë nacionaliteti dhe feje dhe të gjithë duan të jetojmë një jete normale dhe të mirë, askush nuk do që të ketë probleme, këte e banë shteti nëse nuk udhehiqet nga njerëz të përgjegjshëm të mencur, te shkolluar mirë, njerëz qe dine të krijojnë atmosferë relaksuese me të gjithë në shtet, qe krijojnë kushte ekonomike për një jetë më të mirë.
Shtroj pyetje a ndalet dikush të llogarisë se çka fituam nga lufta, a mendon dikush sa dëme materiale jane bërë, sa humbje në njerëz, sa trauma lufte e sa përcarje e degjenerim njerezor, krejt këtë e sjell lufta. Një lider i mençur i një shteti, në vend të bëjë harxhime për lufte ai harxhimet i banë në infrastrukturë për të kriju kushte më të mira për jetë. Lerëni ata lidere që shesin patriotizma të rrejshëm. Besoj se edhe populli ka fillu ti kuptojë kto idiotizma.
Nga konfliktet përfitojnë vetëm individ të caktuar por jo edhe populli. Besoj se e gjithë kjo është e qartë nga gjeneratat që po vijnë. Ndihem krenar që univerzitetet e themeluara po na sjellin gjenerata të shkolluara, të mençure të cilët sot parashtrojnë pyetje shume konkrete dhe të qarta, siç më kane parashtruar dhe mua nje pyetje shume student të USHT-se, : Kush fitoi në luftën e vitit 2001?….
Kete pyetje shumë shpesh ma shtrojnë të rinj të cilëve skam përgjigje për ti dhënë përpos ti them se ,,Në luftë humbin idealistat, fitojnë vetem hajnat,,.
14 vite Maqedonija humbi shumë, në ketë periudhë humbëm shumë gjenerata, shume procese politike shkuan mbrapa, maqedonija po kthehet në një sistem diktatorial, Maqedonija po e humb rininë e shkolluar, sepse të vetmen perspektivë e shofin jashte shtetit, ketu ska më perspektivë për të rinjtë. Kjo siptome i kapi edhe Maqedonët edhe Shqiptarët, të gjithë e kemi të njëjtin fat.
Dikush po don ta fusë Maqedoninë në një konflikt edhe më të rrezikshëm duke i dhane ngjyrime fetare. Vetëm e vetëm për ta shpetu veten nga burgu për vjedhjet dhe krimet që ja ka ba ketij shteti. Ju si rini nuk duhet të fleni, sepse po prishet e ardhmja e juaj, nuk duhet më të lejoni të ju udhëheqë një idiot pa ndjendja njeriu. Jeni vete të aftë të mendoni shëndosh dhe mos ti lejoni aventura politikanëve të tillë.
Adhmerija nuk ndërtohet duke e urrejte tjetrin duke ia marr të drejtat dhe duke kriju anmiqë, ardhmerija ndërtohet me miq dhe me punë konkrete. Shumë shoqata janë duke punuar në këtë drejtim që të arrihet një pajtim, shumr projekte jane fituar nga ndërkombëtarët që të arrihet dicka në të mirë të gjithëve, por politika e gabuar me një veprim të saj idiotesk po e kthen situaten 15 vite mbrapa.
Hajde sejcili të fillon nga vetja, atë nuk e do per veti mos ja bën të tjetrit, ti edukojmë fëmijët tanë që të mësohen të rrespektojnë tjetrin, ti rrespektojnë dallimet që i kemi. Unë jam Shqiptarë i takojë fes Islame, këtë duhet ta rrespektoni siç duhet dhe unë të rrespektojë tuajën, ska nevojë për urrejtje ska nevojë për konflikte, njerëz jemi Zoti na ka dalluar nga tjerat gjallesa, na ka dhane mendjen, na ka dhane gjuhën për të folur, më mirë të bisedohet me vite në tavolinë se sa të luftohet një orë me armë.
Më i shkatrruari ose më i dëmtuari në luftën e vitit 2001 jamë unë, me 10 anetarë të vrarë, 32 të plagosur me dëme të mëdha, shkaterrim total të shtëpisë dhe pasurisë, dhe pas gjithë kësaj unë vazhdimisht kam punuar në arritjen e paqës në gjitha drejtimet. Kam qenë i gatshëm gjithëherë të shtri dorën e pajtimit, por jo me çdo kusht duke tentu dikush të më manipulojr mua dhe popullin tim. Kerkoj pajtim real që do të ishte garancë e ardhmerisë së kombit tim dhe shtetit ku jetojë.
Ju faleminderit për durimin që patët të më përcellni fjalen time.