Home KRYESORE Horoskopi, 13 dhjetor 2017

Horoskopi, 13 dhjetor 2017

Dashi

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive në shumë aspekte, pasi sot do të jeni nën “ombrellën” e yjeve të mirë. Edhe pse jo në formën e duhur humori juaj është i këndshëm.

Demi

Me Uranin në një pozicion të favorshëm do ta keni pak më të lehtë për të marrë vendime, dhe kjo do të jetë pozitive, pasi shpesh hezitimi ju ka dëmtuar në të kaluarën. Interesant erosi..

Binjakët

Pritet një ditë shumë e ngjeshur në aktivitetin tuaj, por duhet të keni kujdes se pse Mërkuri i kontrastuar nga Marsi mund t’ju bëjë konfuzë. Ditë mjaft e mirë në planin afektiv.

Gaforrja

Dueti Hëna Afërditë do të jetë edhe sot me të njëjtin refren për ju, duke jua bërë shumë intensive ditën në planin sentimental. Sot mund të keni një njohje të re që mund të sjellë ndryshime thelbësore.

Luani

Edhet për ju që i përkisni kësaj shenje dita e sotme pritet të jetë mjaft aktive, por edhe problemet nuk do të mungojnë. Jupiteri pozitiv do t’ju sjellë energji për të përballuar intensitetin e punës.

Virgjëresha

Nëse dëshironi të jeni dikushi, kjo nuk arrihet duke u veçuar, por duke shpalosur pa hezitim dhe pa asnjë drojë të gjitha aftësitë tuaja. Nuk mjafton vetëm talenti për t’u bërë yll.

Peshorja

Do të jetë Marsi në shenjën tuaj ai që do të ndikojë që situatat e vështira të kthehen në favorin tuaj. Duhet të tregoheni më të gatshëm për të zgjidhur një problem në planin sentimental.

Akrepi

Përsëri Hëna e sidomos Urani do të vazhdojnë të „diktojnë” në shenjën tuaj, për pasojë vështirë që sot „t’ju qeshë buza”. Por kjo nuk ju pengon të jeni të dëshirueshëm në planin afektiv.

Shigjetari

Një situatë kaotike në raportet me punën mund të jetë pasojë e nxitimit tuaj në ditët e shkuara, ndërkohë që këtë e favorizojnë edhe kontrastet e Uranit-Saturni-t dhe Hënës.

Bricjapi

Përsëri aftësitë tuaja organizative do të bëjnë që të jeni në planet e një njeriu të rëndësishëm, që kontributin tuaj e sheh me shumë leverdi për biznesin. Mund t’ju vijë një propozim befasues.

Ujori

Bashkë me një dozë të caktuar melankolie (kohët e fundit është bërë më e shpeshtë) Hëna e Afërdita do të stimulojnë edhe erosin tuaj. Ana financiare është ajo që ju mërzit më shumë.

Peshqit

Përplasjet e yjeve në orbitë mund të reflektohen në jetën tuaj, e kryesisht në raportet me të tjerët, prandaj mundohuni të evitoni debatet sepse mund të kthehen në konflikte. Pozitiv erosi.

Share: