Home KRYESORE Berisha sulmon ambasadorin Lu: Akuzohet për korrupsion, prandaj kërkon të ikë Llalla

Berisha sulmon ambasadorin Lu: Akuzohet për korrupsion, prandaj kërkon të ikë Llalla

Ish-kryeministri Sali Berisha të martën ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, lidhur me kryeprokurorin e ri.

Berisha i ftuar në studion e ABC Neës, u shpreh se ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

“Llalla e ka akuzur LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X cështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, -deklaroi Berisha

Deklarata Berishes në Abc News:

Ambasadori Lu është në konflit të plotë interesi.

Kushtetuta e Shqipërisë po merret peng nga Edi Rama, ky është një nga zhvillimet më dramatike të Shqipërisë.

Druaj se do ketë pasoja mjaft dramatike.

Opozita thotë që kryeprokruori të zgjidhet por të respektohet kushtetuta.

Së dyti, çfarë po kërkon opozita, po thotë të vijë një njeri i vettuar.

Ky ambasador bashkë me ambasadoren tjetër, a nuk iu kanë thënë shqiptarëve të paktën 1500 herë në media, “veting, veting, dhe tani e shkelmojnë.

Nëse Edi Rama arrin të poshtërojë opozitën në këtë shkallë, unë besoj se opozita do t’i japë përgjigjen e merituar.

Zoti Lu është në konflikt interesi.

Ka dy probleme, Lu do që Adriatik Llalla me çdo kusht të ikë.

Se Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

Lu duhet t’i përgjigjet akuzave.

Ai e ka akuzuar se i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar ndërprerje hetimi për një dosje.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeprokurori të akuzojë një ambasador.

Ai duhet ti përgjigjej akuzave dhe të thoshte që nuk është e vërtetë.

Por përderisa nuk e ka bërë ka diçka aty.

Së dyti, ai thotë jam i gatshëm të jap emra.

Kjo është e papranueshme.

Ka bërë përpjekje, është shprehur që mund të ofrojë emra.

Adriatik Llalla është i ikur, nuk ka diskutim, por tani, edhe thua, që bëni me konsensus dhe nxjerr jashtë çdo lloji standarti ekspertizën pa ta kërkuar njeri.

Share: