Në kryesinë e Kuvendit ndersa vazhdonte marrja në pyetje e kandidatëve për Kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, ku në garë janë 7 kandidatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen gjatë intervistimit të kandidatit Arqile Koça ka qenë mungesa e njohurive të anëtarit socialist të ligjeve, Blendi Çuçi përballë kandidatit Koça.
Çuçi e ka pyetur Koçan nëse do të merrte në hetime gjatë punës së tij nëse zgjidhej, personalite të politikës. Kandidati Koça i është përgjigjur se kjo nuk është kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm por e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.