Ambasada e SHBA njofton nëpërmjet emajlit qe mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimin. “Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë. Ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga opozita, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit. Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend.” thuahte ne deklaraten e ambasades amerikane ne Tirane qe si gjithmone shprehet shkurt dhe sakte.