Home KRYESORE Protesta, reagon zyra e BE në Tiranë: Dënojmë dhunën dhe sjelljen e...

Protesta, reagon zyra e BE në Tiranë: Dënojmë dhunën dhe sjelljen e deputetëve

Një një linjë me ambasadën amerikane por më e kursyer në fjalë, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë reagoi për protestën e djeshme të opozitës duke dënuar dhunën dhe sjelljen e deputeteve të opozitës. Zyra e BE e drejtuar nga Romana Vlahutin, u drejtohet politikanëve edhe në emër të popullit shqiptar duke iu kërkuar të tregojnë përgjegjësi dhe sjellje prej lidershipi. Po ashtu, zyra e BE kujton se reformat lidhen me integrimin e vendit.

Deklarata e plotë

BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proçeset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

Share: