Home KRYESORE Alibeaj: Ju tregoj tre kompetencat e kryeprokurorit të përkohshëm

Alibeaj: Ju tregoj tre kompetencat e kryeprokurorit të përkohshëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të martën ka sqaruar tre kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm derisa të krijohet KLP-ja, të cilat janë; e drejta për të pezulluar prokurorët, e drejta për të bërë vettingun, si dhe vlerësimi i aftësive personale.

Më herët, Alibeaj tha se kryeministri Edi Rama për t’u mbrojtur, duhej të rrëmbente prokurorin e vet, pasi Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Habilajt, Balilajt dhe 127 drejtues të lartë të policisë janë të pandehur.

Sipas tij, për t’i shpëtuar kësaj gjëje zgjidhja më e thjeshtë është kapja e hetuesit.

Fevziu: Si e kap? Është Prokuroria për Krimet e Rënda dhe jo Prokuroria e Përgjithshme që po heton?

Alibeaj: Jo! Sepse sa kohë në këtë periudhën e ndërmjetme, e cila është mjegull dhe ju e dini se ujku mjegull do. Në këtë mjegull që do vazhdojë deri sa KLP-ja të ngrihet për çështje muajsh, kryeprokurori i përkohshëm, ka tre kompetenca të thjeshta./opinion.al

Share: