Home KRYESORE SHBA/Amerika dhe Shqipëria/Ha – mer – ika… Nga Kasem Seferi

SHBA/Amerika dhe Shqipëria/Ha – mer – ika… Nga Kasem Seferi

Kortezia, që është shprehje dhe gjuhë e “butë“ e fisnikërisë, ndër të tjera, ka edhe shprehjen: “Me gjithë respektin që kam për – individin, mendimin, pozicionin, veprimin etj“, nuk i përshtatet për fat të keq gjendjes së tanishme ekonomike, shoqërore shkaktuar nga ajo politike e këtyre më shumë se 26 vjet.

Në këtë kontekst, më duket se shqiptarët do t’i japin botës një lloj të veçantë të trashëgimisë së tyre, veçanërisht, në atë shoqërore me një shprehje të hamendësuar si kjo që vijon: “Pa pikën e respektit për – individin, mendimin pozicionin, veprimin etj se na e keni çarë … boll.

Në shkurt të këtij viti i jam drejtuar Zotit Meta me një thirrje me titullin: “Kam një kërkesë për ju”.

Sot, pas miratimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme të Republikës së Shqipërisë (mos qoftë e thënë ta paragjykoj me hamendje por i informuar nga media këto ditë për treguesit e saj jo konkurrues në krahasim me kandidaturat e tjera), iu ktheva edhe njëherë shkrimit në fjalë, veçanërisht, pasi dëgjova çfarë deklaroi pas demonstrimit në Kuvend Zonja e Parë.

Për fat të mirë, një natë më parë, ndoqa me shumë kureshtje një film të prodhimit amerikan në lidhje me një trompist kuban (luajtur me mjaft mjeshtëri nga Andy Garcia që më përloti me kujtimin e Bujarit tonë të paharruar te “Gjeneral Gramafoni“, i cili nën diktaturën e Fidel Kastros kishte bërë “prokopi“, krahasuar me të tjerët dhe një ditë kur e pa se çfarë i kërkon liria individit në një shoqëri demokratike u kthyen në iluzione, vuajtje, zhgënjime, poshtërime dhe deri mungesë frymëmarrje u arratis dhe kërkoi azil politik në SHBA.

Me shumë mjeshtëri, nëpunësi i Administratës Amerikane, gjatë intervistimit në lidhje me kërkimin e azilit politik, i tregoi me fakte se nuk kishte qenë i persekutuar nga regjimi i Kastros edhe pse e kishte kuptuar se ai regjim i kishte tradhtuar dëshirat dhe vizionin e popullit kuban për një të ardhme më të mirë.

Pas tetë vitesh, pasi kishte disa çmime ndërkombëtare në muzikën e xhazit, trompisti i talentuar mori shtetësinë amerikane.

ÇFARË T’U THUASH “TROMPISTËVE TË TALENTUAR“ TË POLITIKËS SHQIPTARE NË LIDHJE ME “ÇMIMET“ QË KANË MARRË?!

“POSHTË KOMUNIZMI!“

“POSHTË DIKTATURA!“

“POSHTË … DREQI DHE TË BIJTË!“

”DUAM TË JEMI SI GJITHË EUROPA!“

I njëjti avaz i Mukes sot (nuk e kam thënë, nuk e them dhe as do ta them kurrë se një kërkesë e drejtë për demokraci e humbet të vërtetën e saj edhe kur thuhet nga ata që këtë të vërtetë e shtrembërojnë kur janë në pushtet dhe e drejtojnë kur kërkojnë pushtet.

Këto shmangie nga ekuilibri i Revolucionit Francez shprehur: “LIRI, BARAZI, VËLLAZËRI!“, më tingëllon sot DHIMBSHËM për një arsye të vetme.

KUR HALLIN E TË BËRIT SHQIPËRI, NË EMËR TË LUFTËS PËR PUSHTET, E QAJNË SIÇ THONË MË PËRÇMIM TIRONSIT “ME LOT E QURRE“ ATA QË E KANË PASUR PUSHTETIN ME ALEANCA FLUIDE/TË TRETSHME SI ETERI NGA INTERESAT.

Shqiptarët nuk janë popull budalla, por janë popull QË I BESOJNË BASTARDËVE POLITIKË!

Ja përse ende qytetarët shqiptarë (me përjashtim të rastit të plehrave) nuk e vlerësojnë protestimin publik si detyrim qytetar dhe jo politiko – ideologjik!

Ja përse, janë larguar mendjet e ndritura nga politika dhe jeta e organizatave jo qeveritare!

Ja përse, EDI RAMA I DO TË GJITHË PUSHTETET NDËN KËMBËT E TIJ!

NUK ËSHTË SE EDI RAMA NUK E DI, APO NUK E KA LEXUAR, APO NUK ËSHTË INFORMUAR SE PUSHTETI ABSOLUT KORRUPTON MË MËNYRË ABSOLUTE!

E keqja qendron te shumë faktorë, por mbi të gjithë këta faktorë, qëndron MUNGESA E RESPEKTIT PËR VETVETEN QË DEGJENERON PERSONALITETIN, DINJITEIN DHE GJITHÇKA TJETËR QË E BËN INDIVIDIN TË JETË:

  • PËRGJEGJËS;
  • TË PËRGJEGJSHËM;
  • DHE MBI TË GHJITHA … NJERËZOR!

QYTETARE/I E/I VENDIT TIM!!!

A JANË TË TILLË POLITIKANËT TANË?!

A DUAN TË BËHEN TË TILLË PAS KËTIJ RILINDASIT MË ZHGËNJYES?!

MENDOJE MIRË!

KOHA PO ECËN, NE PO NGELEMI PAS!

DHE NËSE GJEN NJË KREDO, PROTESTO!

PËr të argumentuar thirrjen e mësipërme po rrëfej se në një prej atyre ditëve që SHBA kishte shpallur Pavarësinë nga Perandoria Angleze, u gjendën të sulmuar dhe të rrezikuar që të shkonte kot sakrifica më e madhe në historinë e SHBA – së.

BABALLARËT E KOMBIT U MBLODHËN DHE VENDOSËN TA SHPËTONIN DEMOKRACINË DHE LIRINË E BREZAVE TË TYRE.

SOT NGA AI VEND VIJNË MESAZHE KUPTIMPLOTË PËR TË ECUR PËRPARA.

ZOTI LU DHE TË TJERË PARA TIJ KANË FOLUR DHE KANË KËSHILLUAR POR KU JEMI?!

“Amerikanët nuk të japin peshk, por të mësojnë si ta kapësh peshkun“, pat thënë me shumë dashuri i Madhi At Liolin gjatë vizitës së tij të parë në historinë e kësaj demokracie iliberale (së fundi lyer me bojë fasadash që i zbardh dhe i shu…s shiu i parë).

Kasem Seferi

Share: