Home KRYESORE SHBA bllokon zgjidhjen e OKB-së për Jeruzalemin

SHBA bllokon zgjidhjen e OKB-së për Jeruzalemin

Përgatiti Dr. Diana Skrapari

Shtetet e Bashkuara vunë veton ndaj një rezolute të OKB-së që dënonte njohjen nga presidenti amerikan i Jerusalemit, si kryeqyteti i Izraelit. Katërmbëdhjetë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të rezolutës së paraqitur nga Egjipti. Teksti kërkoi që vendimi i fundit i Donald Trump, i dënuar pothuajse unanimisht nga bashkësia ndërkombëtare, të revokohej. “Ajo që ne dëshmuam sot në Këshillin e Sigurimit është një fyerje – ajo nuk do të harrohet – edhe një herë, Kombet e Bashkuara po pengojnë dhe jo lehtësojnë zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez”, tha Nikki Haley. Teksti i negociuar prej ditësh gjykon “të pavlefshëm” çdo vendim ose veprim që ka për qëllim ndryshimin e karakterit, statusit ose përbërjes demografike të Jerusalemit.Në një video të postuar në Facebook, kryeministri izraelit deklaroi se ambasadorja amerikane kishte ndezur një qiri të së vërtetës dhe kishte shpërndarë errësirën. Pas vendimit të Këshillit të Sigurimit, palestinezët njoftuan një votim tjetër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, edhe megjithëse tekstet që ajo miratoi nuk kanë vlerë detyruese. Mahmoud Abbas tha se ai është i cmendur për të lejuar Shtetet e Bashkuara të luajnë sërish ndërmjetësit e paqes

Cështja e Jeruzalemit është zgjidhur në mënyrë të drejtë nga SHBA dhe cdo kërkesë e vendeve arabe dhe e Turqisë është e pavend. Ka shumë myslimanë në botë që e përshëndesin vendimin e administratës Trump duke e cilësuar atë si të drejtë, megjithëse ka edhe izraelitë si ish shefi i Shin Beth Amy Avalon të cilët e shikojnë këtë si ogurzezë për Izraelin dhe kjo është e papranueshme për një person të cilit shteti i Izraelit i besoi gjënë më të shenjtë, mbrojtjen  e tij. Vendimi i Trump është përshëndetur nga Benjamin Netanjahu i cili e cilësoi si një ngjarje historike për Izraelin./Perqasje.com

Share: