Nga Tedi Blushi
Për të gjithë ata të rinj që pozojnë në Pezë me grushtin lart e shallin e kuq pranë fotove të merhumit…nëse nuk keni patur kohë të lexoni At Zef Pllumin, të paktën gjeni kohë të lexoni intervistën e torturuesit të tij, Shyqyri Çokut…”Jam i qetë” ka thënë ndër të tjera…Nuk i trembet krimeve të tij, nuk zgjohet natën nga ulërimat e viktimave të tij, nuk shpreh pendesë, as kërkon falje…Është i qetë dhe i krekosur madje…Shyqo bëri shumë mirë që foli..Të paktën na e dëshmoi se nga çfarë kriminelësh psikopatë gjakftohtë jemi qeverisur për 45-vjet. Lexoni Shyqon miq që ta kuptoni më mirë atë sistem…para se të dilni sërish në paradë me shallin e kuq e grushtin lart!