Home KRYESORE Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica deklaruan emra të tjerë në Itali, u...

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica deklaruan emra të tjerë në Itali, u ndaluan për vjedhje

Nga shenjat e gishtërinjve që iu morën disa muaj më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës rezultuan me probleme në Itali, Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi.

I pari, i zgjedhur nga LSI është raportuar për vjedhje dyqanesh dhe mbante emrin Kusta Mina. I dyti, i PDIU, është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj.

Si deputeti i PDIU ashtu edhe ai i LSI rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia Italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penal të vjedhjes më 03.11.1998. Ky ndalin nga autoritetet italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklarimit të Rakipit.

Rehovica rezulton të ketë mbajtur emrin Kusta Mina, dhe është akuzuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999.

“Me shkresën nr 2001/ 40 KL prot. datë 22. 12. 2017 zyra qëndrore kombëtare e Interpol na informon se nga interpol Romë në Itali, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave ka rezultuar si më poshtë: Gledion Rehovica është raportuar më datë 27.02. 1999 për veprën penale vjedhje dyqani me gjeneralitetet Kusta Mina lindur më 21. 12. 1978 në Shqipëri” sqaron Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, mosdeklarimi i ndalimeve nga autoritetet italiane në formularin e vetëdeklarimit, i bën të dy deputetët në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit.

Share: