Home KRYESORE Meta: Ja përse ndryshova mendim për Janullatosin në vitin 2000

Meta: Ja përse ndryshova mendim për Janullatosin në vitin 2000

Presidenti Ilir Meta deklaroi sonte se është i bindur në drejtësinë e vendimit për Janullatosin.

“Jam shumë i bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë”, tha Meta në emisionin Opinion.

Presidenti ka rrëfyer se edhe ai ka pasur paragjykimet e tij për Janullatosin, por gjatë vizitës në Boston tek Kisha ortodokse shqiptare ndryshoi mendim.

“Edhe unë deri në vitin 2000 kam pasur paragjykimet e mia për Janullatosin, por gjatë vizitës në Boston tek Kisha ortodokse shqiptare , ku takova At Artur LIolin, pata një bisedë vetëm për vetëm me të vetëm për cështjen e Janullatosit.

Ai më dha një ide shumë të mirë: “Mos e gjykoni nga kombësia, por shikoheni si një perosnalitet të besimit”.

Disa vite me vonë, publikisht At Artur Liolin do të deklaronte se edhe Imzot Noli, pot ë ishte gjallë do ta priste dhe do ta respektonte Fortlumturinë e Tij”, tha Meta.

Sakaq ai shtoi se ata që ende paragjykojnë Janullatosin i kujtojnë gjyshen dhe djalin 6 vjec.

“Kur isha I vogël gjyshja ime ne fshat, kur bënim zhurmë na trëmbte duke na thënë: “Erdhi greku, erdhi greku!”, sepse në ato zona historikisht kishte pasur luftra me grekët, ashtu si në Kolonjë, Korçë apo Panarit.

Ndërsa më kujtohet kur para dhjetë vitesh, duke parë një film në Explorer për komunizmin, u bëra kurioz të pyesja djalin i cili ishte vetëm 6 vjec dhe po luante me lodra se c’mendi kishte ai për komunizmin. Ai pa u menduar fare m’u përgjigj, “komunizmi varrte prifterinjtë o ba”, dhe vazhdoi lojën.

Këto fjalë të tij më kanë mbetur në mendje se cfarë kishte kuptuar ai nga komunizmi”, tha Meta.

Share: