Home KRYESORE Neranxi zgjedh te falënderoje Father Karavella te Washingtonit per Himaren

Neranxi zgjedh te falënderoje Father Karavella te Washingtonit per Himaren

Biznesmeni i njohur, aktivisti luftarak për te drejtën e pronës ne Himarë dhe për te drejtat e tregtareve te Shqipërisë, Nikollaq Neranxi nuk e harron betejat e tij publike edhe ne ditët e festave te fund vitit dhe fillimin e vitit te ri.

Edhe këtë radhe ai “godet” me finese dhe zgjedh te falënderoje jo rastësisht një njeri te Kishës ne USA, por qe e ka origjinën e tij pikërisht nga Himara.

Duket se Neranxi me statusin qe publikoi sot ne faqen e tij personale ne Facebook, dëshiron te thotë se për Himaren nuk janë te interesuar vetëm ne Athine e Tirane, por pikërisht edhe aty tek aleati strategjik i shqiptareve dhe Shqipërisë, ne Washinton.

Por nga ana tjetër, duket Neranxi u dërgon mesazh kundërshtareve te betejave te tij publike te cilët duhet te mesojne kështu se ai nuk dorëzohet dhe se do te merret me shume dhe me seriozisht me te drejtat e pronës ne Himare.

Ja statusi i plote i Nikolaq Neranxit dhe foton perkatese te realizuar ne viziten e fundit ne Washinton:

Pershendetje miq! Dua te bej nje falenderim publik per nje njeri te jashtezakonshem! Nje personalitet qe sa here e takon, te pasuron shpirtin! Njeriun e veprave te mira, gjithnje ne ndihme te njerezve!

Ai eshte Father Karavella i cili jeton ne Washington dhe sherben ne kishen ortodokse St. Kostantin and Helen Annapolis Maryland! Ne luften tone per mbrojtjen e tokes himariote, ai ka qene gjithnje prane nesh edhe pse fizikisht ndodhet ne nje kontinent tjeter. Gjithnje i gatshem per te dhene kontributin per vendlindjen e tij, te cilen ai e konsideron te shenjte!

Meqe eshte bere zakon per te zgjedhur njeriun e vitit cdo fund viti, per Himaren Father Karavella eshte padyshim personaliteti i vitit, per impenjimin e tij konstant ne ndihme te komunitetit te bregut, te cilen ai e ka bere gjithmone dhe jam i sigurte se do vazhdoje ta beje!

I perulemi me mirenjohje te thelle Father Karavelles!”

Share: