Home KRYESORE E Diele… Ne Katundin Bllok…

E Diele… Ne Katundin Bllok…

Nga Monika Spahivogli

Njerezit flene deri ne ora 12 am/pm sot ne Katundin Bllok. Makinat jane neper garazhe. Dielli ndrit per qejfin e vet por, kush e pa!! Dyqanet e shkreta, si gjithmone jane te hapura qysh heret: Ku i dihet, cte marrim, te marrim (ose: sa te rrijme kot, le te punojme kot)….

Me ne fund hyn nje plake e jashtme ne dyqan (e perdor termin plake sepse me vodhi): Cuditerisht, hyjne edhe dy Shqiptare njekohesisht (them cuditerisht sepse te dielen eshte pushim absolut).

Ajo shtriga gernjare, me luajti mendsh deri sa zgjodhi cfare deshte. Pastaj, donte nje paketim te vecante per rakine se mos i thyhej-ja dhashe. Pastaj kishte Euro qe nuk i thyeja dot sot asgjekundi… Pastaj me kerkoi qe shishen, e paketuar me qese te FedeX, t’ja vendosja shtrire sepse e lodhte kur ta transportinte, ja vendosa. Pastaj me tha qe me dha nje Euro per kusur (dhe jo 100L). I tregova vendin e parave duke e pyetur: a sheh ndonje Euro ketu zonje (sigurisht ne anglishte te paster sepse zonjat e Perendimit nuk begenisin te mesojne Shqip, megjithese kane 20 vite qe na rrjepin ketu).

Moj ti-m’u kthye ne Shqip  – Te dhashe euro!!
E mire, i thashe-ja merre edhe 50L kusur.
Kur iku, me mori edhe 500L (te reja) qe ishin mbi tavoline.
……
Jo se i erdhi fund botes por, nxehem keq ndonjehere me keta “te jashtmit”!! I mbivleresojme, i kokolepsim, i buzeqeshim….Ma va!!!

……

Tre babalare terheqin femijet zvarre tani, ora 12 am/pm….sot eshte dita e detyrave ne familje. Ditet e javes i shpenzojne me ke te duan por, sot…..

Miremengjes/miredita katundi im i famshem!!!!

Share: