Nga Nebi Bardhoshi
Duket se e gjithe jeta, vete njeriu dhe shoqeria do te matet, por me cfare – me futbollin. Shumekush do te sperdridhet te thote se ky eshte vetem fuboll, se ne jemi keshtu ata jane ashtu, do te flitet per vlera mikepritje, per norma reciprociteti. Por prape jeta ne mesh matet prej futbollit. E pse e gjithe kjo, sepse shoqerite tone, per historine qe hic nuk kemi pse e bejme moh, thirret per te shpjeguar pse-te tona. Sepse sot nuk krijojme hic ose shume pak per ta celebruar.
Neser, (sot) do te shprehen dufe, do te gulcohet shumcka, por futboll eshte veshtire te kete.
Megjithate une dua te rri ne bese me shumekende qe njoh qe ska deshire tjeter vetem ta shoh ate ndeshje plot deshire si nje ndeshje ku shqiptaret qe lejohen te shprehin talentin, edhe mund te bejne gjera te bukura.
Une po te isha ne stadium do te duatrokisja gjithe kohen, jo se nuk e dua fitoren, por do te refuzoja qe dikush te me perdor futbollin per te matur dinjitetin tim.
Kete ftese kam dhe per kedo njoh e nuk njoh.
Duartrokitja eshte pergjigjia me e mire per cdo levizje ne fushe te futbollit neser e ne cdo kohe. Kjo eshte forme me sublime, e te celebruarit te vetes dhe tjetrit tek luajme.
Ndersa per ata qe mendojne se shoqeria mund te themelohet me polici, neser jane ne prove!
Kush te kete mundesi te me jap informacion se ku mund te shoh ndeshjen neser ne Regensburg. Dua te duartrokas gjithe ndeshjen, edhe policet edhe lojtaret.