Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zgjedhur një gazetare për ta vendosur në krye të burgut të grave në Tiranë. Drejtoresha e re quhet Elona Demollari. Ajo ka punuar vite më parë në gazetën “Shekulli” ku ka mbuluar lajmet e sociales dhe të “show bizz” dhe më pas ka punuar si zëdhënëse për mediat e Avokatit të Popullit, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Igli Totozani. Demollari zuri vendin e Jetmira Sulajt e cila qendroi vetëm 3 muaj në detyrë si drejtore e burgut të grave.
Drejtuesit e rinj të burgjeve u shpallën një natë më parë nga Ministria e Drejtësisë./Opinion.al
Drejtorët e rinj të burgjeve:
Fushë Krujë – Agron Hysi
Sarandë – Nasip Hoxha
Vlorë – Ilir Aliaj
Tepelenë – Redi Rama
Shkodër – Gezim Selimi
Rrogozhinë – Ibrahim Bejo
Peqin – Emin Shpata
Lushnjë – Judmir Shurdhi
Tropojë – Flutura Vatoci
Kukës – Seit Vucaj
Korçë – Novruz Hoxha
Lezhë – Shaban Hysa
Fier – Arjan Hasani
Elbasan – Andis Salla
Burrel – Fatjon Kurti
Berat – Hikmet Kellici
Krujë – Abaz Lleshi
Durrës – Qazim Hoxha
“A.Demi” – Elona Demollari
“J.Misja” – Maksim Hamiti
“M.Peza” – Mithat Shimaj
Kavajë – Njazi Deliu
Vaqar – Petrit Myslymi
Spitali Burgjeve – Apostol Luca
Në foto: Nga e majta në të djathtë Xheni Karaj, Elona Demollari