Home KRYESORE Habit Big Mama: Kisha frikë mos vdisja

Habit Big Mama: Kisha frikë mos vdisja

Këngëtarja e njohur, Big Mama i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal, në të mirë të shëndetit të saj. Në një intervistë për ‘Prive’ ajo ka treguar arsyet përse filmoi veten para se të hynte në sallën e operacionit.

“Jam frikësuar dhe ashtu e frikësuar kam shkuar me këmbët e mia në operacion. E kam filmuar veten dhe thoja me vete: A jam budalle unë që po filmoj veten? Thoja po të vdes, më mirë e kanë fotografinë e fundit. Cdo lloj mendimi më vinte, nga e mira deri te e keqja. Edhe pse unë shkova me këmbët e mia,” – tha këngëtarja e hitit ‘Milion’

Ndërkohë ajo tha se pas atij operacioni ndihet e rilinduar pasi ka hequr dorë nga veset e këqija si alkooli dhe cigarja dhe ka me pak peshe trupore.

Share: