Home KRYESORE Zef Preci per dy standardet e Tatime-Taksave…

Zef Preci per dy standardet e Tatime-Taksave…

“DY STANDARDET E TATIME-TAKSAVE: DAJAK DHE BURG PER SHITËSIT E RRUGËS SHQIPTARE DHE AUDIT NDERKOMBETAR PER EVAZORET E MËDHENJ OSE SI KOMPROMETOHEN QËLLIMET E MIRA TE REDUKTIMIT TE INFORMALITETIT…

Evazion? Korrupsion? Shkelje e ligjeve te shtetit? Shfrytëzim grabitqar i pasurive kombëtare? Administrate fiskale jokompetente dhe e korruptuar? Presion korruptiv mbi një kompani te huaj? Administrim i fshehjes/vjedhjes se taksave ne masën 57 milionë dollarë amerikane? Trajtim preferencial i një kompanie evazore ndërsa “aksioni marshon” mbi berberë, shitës te rrugës e fermerë? Ndoshta pak nga te gjitha… Gjithsesi “dyshime te arsyeshme” për te filluar hetimet nëse institucionet do te ishin përfaqësuese te interesave publike…” – shkruan ne profilin e tij ne Facebook Zef Preci, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike  duke ju referuar marrëveshjes se firmosur midis “Bankers Petroleum” dhe Agjencisë Shqiptare të Burimeve Natyrore (AKBN) e Ministrinë e Energjisë për të angazhuar një auditor ndërkombëtar si palë të tretë për të asistuar në zgjidhjen e çështjes së auditimit të pakonkluduar të kostove të rikuperueshme.
______________________________________
Nder te tjera: Që prej fillimit të aktivitetit, kompania “Bankers Petroleum” nuk ka dalë asnjëherë më fitim, që sipas marrëveshjes koncesionare do të duhet të tatohej me 50%…

Share: