Donald Trump është bërë sërish diskutim për etikën jo të mirë ndaj mediave. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev ai ka debatuar dhe më pas nxjerr jashtë gazetarin e CNN Jim Acosta.
Teksa gazetari këmbëngulte në pyetjet që kishin të bënin me deklaratat raciste të Trump ndaj shteteve të varfra.
“A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë?”, pyeste Acosta me këmbëngulje.
Trump reagoi me pergjigje te prere: ‘dua që njerëzit të vijnë në Amerikë nga çdo shtet’.
Megjithatë, gazetari i CNN nuk u ndal dhe e pyeti sërish nëse ai ka dëshirë që në Amerikë të vijnë njerëz me ngjyrë nga vende të ndryshme.
Këtu Trump shpërtheu dhe e urdhëroi gazetarin të dilte jashtë. I drejtoi gishtin dhe i tha: Jashte…
Një ndihmëse e shtypit dëgjohet në videon e incidentit duke thënë: ‘Faleminderit, të gjithë. Faleminderit”, duket mbyllur kështu konferencën për shtyp. /Opinion.al