Home KRYESORE Kryeministrit shfaq filmin me arritje. Komentuesit: Lëre propagandën, forco institucionet

Kryeministrit shfaq filmin me arritje. Komentuesit: Lëre propagandën, forco institucionet

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer historisë, ku u shfaq si babagjysh në ekran, por kësaj radhe ka vendosur ti kthejë përgjigje kritikëve dhe opozitës. Përmes një filmi me metrazh të shkurtër, ai ka treguar se ka mbajtur premtim për fishat e diabetit, ashtu siç mbajti premtimin për Leon që nuk shkonte dot në shkollë.

Zërat kritikë për Kryeministrin janë “cinikë histerikë”, por ndryshe e shohin qytetarët që i shkruajnë në facebook se kjo është propagandë dhe shteti funksionon me institucione në ndihmë të personave të sëmurë apo me probleme sociale.

Rama në facebook: Me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë – ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, në çdo hap, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë”.

Vladimir Musaj: Do lodhesh po shkove dere me dere per te zgjidhur hallet e njerezve.D uhen institucione qe tu sherbejne njerezve sepse e kane detyrim..kjo qe ben edhe pse zgjidh hallin e madh te ndokujt quhet propagande, se nuk zgjidh hallet e te gjith atyre qe jane ne nevoje.

Edi Rama: Propagande te tregosh se si u zgjidh nje hall i madh i gjithe femijeve me diabet duke u dhene fishat e diabetit falas e duke u kursyer prinderve nga 100 mije leke cdo muaj?!? Shih mos e ke gabim kuptimin e fjales propagande miku im.

Jurgest Dema: Edi Rama propagande i bie se ca me intereson ti mu qe ca halli ke zgjidh ..mu personalisht sme ke zgjidh as nje hall … si ma vertet se esht e vertet ajo qe ben e nuk esht reklam …prandaj meru me t gjith ..jo me njerzit e njerzve

Mes komentuesve të shumtë është edhe ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari

Mithat Havari: Boll u more me “armiqte e klases”, merru me pune tani , se Shqiperia ka njemije e nje halle!.

Edi Rama i përgjigjet Havarit: Miku im, uroj te jesh mire dhe une me pune, sic e di edhe ti, merrem perdite sa gdhin e derisa vjen mesnata, por duhet me shume ke te drejte.

Mithat Havari: Nuk i mohon kush punet e bera aq me sh populli i thjesht qe ti vet thua nuk ja hedh njeri , por ama do kete dhe mendim ndryshe , athere çu kuptua qe jetojme ne sistem demokratik ?! Ketu mos harrojme qe je vet nje protagonist i se kundertes , ndaj per detyren e larte qe populli shumice te ka besuar i bie dhe te tolerosh , e jo dhemb per dhemb si i thone fjales. Une mendoj keshtu kuptohet si nje njeri i zakonshem i ketij vendi.

Ndërsa një tjetër qytetar i ankohet për rrugët, por Rama justifikohet se shteti ka qenë në borxhe

Fatjon Prendi Mirmengjes oo shqipe..nje pytje me ta ba me rruget qa ke ndermend me ba se gjdo sekond qe dalim ne rrug ne gjdo rruge eshte ber rrezik vdekje rrug te defermuara si dallge deti…gropatat qe mbushen me zhavorr apo me zift me lopate dhe nga gropa behen gunga ska vizime as sinjalistik shkojme si te verber ne rrug..rruget kan mbaru perfundimisht.

Edi Rama Rruget nuk kane mbaru perfundimisht sic thua ti por ke shume te drejte qe s’jane hic ne terezi dhe do t’i sjellim ne terezi se duke e pasur timonin vetem edhe gropat i ndjejme njesoj, edhe mundesine e kemi shume me te madhe per ta zgjidhur kete hall te perbashket, pasi hoqem pjesen derrmuese te malit me borxhe qe na lane ne kurriz ata qe i lane rruget rrugeve.

/Opinion.al


 

 

Share: