Home KRYESORE Familjarët e 21 Janarit i kërkojnë drejtësi, habit Rama: Ka agjenci të...

Familjarët e 21 Janarit i kërkojnë drejtësi, habit Rama: Ka agjenci të huaja që duan të na lidhin me mafian

Familjarët e katër protestuesve të vrarë më 21 Janar 2011 janë pritur siç do 21 janar nga Kryeministri Rama, që si gjithmonë u ka premtuar drejtësi. Po ndërsa familjarët kanë mbajtur nga një fjalim fare të shkurtër duke kërkuar drejtësi, kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim afro 60 minuta ku ajo çka ka bërë përshtypje është fakti se Rama ka folur për forca të brendshme por edhe të huaja që investohen të godasin qeverinë e tij për ta demonizuar si një qeveri të lidhur me mafien, që flasin për një popull që s’ka bukë, për të rinj që duan të ikin, që s’ka shëndetësi, që ka kabinizuar vendin.

“Në këtë luftë ka njerëz të pushtetshëm, njerëz të pasur dhe shumë të pasur, të vendosur të bëjnë ç’mosin për të ruajtuar kokën e tyre, duke penguar zbatimin e këtij projekti që është reforma në drejtësi.

Janë politikanë, prokurorë, gjykatës, zyrtarë, biznesmenë, botues të falimentuar, komentatorë të mirëpaguar, fuqi të huaja apo spiunë të tyre dhe nuk janë akoma të mundur aq më pak të dorëzuar. Synojnë të krijojnë sa më shumë mjegull, sa më shumë sherr dhe konfuzion, për më tepër nuk e fshehin dot mes rreshtave se shohin rrëmujë, mundësisht qamet. Sigurisht në emër të Shqipërisë, sigurisht patjetër në emër të drejtësië, ne emër të popullit që ska bukë, që s’ka punë, që s’ka dëshirë të rrijë asnjë sekondë këtu po do vetëm të ikë, sepse krimi, mafia, çdo e zezë e kësaj toke, kanë kapur qeverinë që është nëna e të gjitha të këqijave. Kështu të gjitha plagët e hapura për çerek-shekulli rrumpallë, në arsim, shëndetësi, padrejtësi, i hapi kjo qeveri.

Madje sipas disa syresh, që çizmet për katër vjet i përdori për gjueti jo për histeri , kjo qeveri i hapi të tërë këto plagë sa u bë e mosvarur prej tyre. Kështu ne sollëm varfërinë që nuk ishte problem deri majin e kaluar kurse sipas atyre të tjerëve nuk ishte plagë deri në 2013”/opinion.AL

Share: