Home KRYESORE Absurditet e marrjes se Librezes se Ujesjellesit! Nga Ylli Dylgjeri

Absurditet e marrjes se Librezes se Ujesjellesit! Nga Ylli Dylgjeri

SHËRBIME

Si merret një Librezë Uji në UKT?

Kujt i ka mbaruar Libreza e Ujit duhet të kryejë këto veprime:
1. Të fotokopjojë dokumentin e pronësisë së banesës ku jeton.
2. Të fotokopjojë kartën e identitetit
3. Të ketë Librezën e vjetër me vete.
4. Të ketë dhe 200 lekë të reja për pagesë.

Pasi ti plotësojë këto, të niset drejt Ndërmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve pranë Medresesë.

Pasi të mbrijë te Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duhet të presë në rradhë fillimisht në Sportelin Nr.1…

Në këtë sportel të verifikojnë dhe mbajnë dokumentat e mësipërme dhe pasi binden që janë Ok, të nisin te Sporteli 2. Këtu rri sërisht
në rradhë…

Pasi të vjen rradha te ky sportel paguhet 200 lekë për çmimin e librezës se re dhe pas kësaj të nisin te Sporteli 3.

Përsëri rri në rradhë…Kur të vjen rradha, te ky sportel të bëjnë riregjistrimin e radhës, (që nuk e kuptova) dhe në fund të vjen lajmi i madh:
-Tani prit aty sa të printohet Libreza e Re!
Në fund… te sporteli 4,

Ti merr Librezën e Ujit. EUREKA. Ky quhet digitalizim.

Share: