Home KRYESORE Selfie

Selfie

Nga Edison Ypi

S’po ta var kush. Të kanë lënë pas dore. S’po ta vlerësojnë sa duhet diturinë, forcën e karakterit, zemërgjerësinë, zjerjen e gjakut.

Padrejtësi e madhe që duhet vënë në vend urgjentsht.

Për pretendimet që ke dhe padrejtësitë që do të vësh në vend, muzgu s’do ishte keq si koha më e përshtatëshme.

Që të mos bezdisesh nga prezenca e ziliqarëve të shumtë që kujtojnë se të gjitha të mirat u përkasin atyre ndërsa ty vetëm Noc Rroku, zgjidh një vend të mbyllur. Pse jo banjën. Me veglat e banjës, vaskën, zorrën, rubinetin, sapunin, briskun, bidenë, peshqirin e varur, dritaren pak të hapur prejnga duket luna, mund të bëhen kompozime që të çuditet bota.

Përcakto pozicionin e kokës të tillë që drita të bjeri në pjesët më shprehëse të fytyrës prejku të gurgullon zgjuarsia dhe të gjitha cilësitë e tjera të mira që i ke por padrejtësisht të mohohen.
Zgjat dorën merr celularin, shkrepe.
Bëre një Selfie.

Mos u mërzit. Nuk je i vetmi që bën gjëra të turpshme dhe të neveritëshme. Gomerët si ty që bëjnë selfie janë me miliona.

Mund të ndodhi që selfia që sapo bëre nuk të pëlqeu.

E çfarë se nuk doli mirë Selfia.

Vaska, zorra, bideja, dushi, brisku, sapuni, luna, aty janë. Bëj një selfie tjetër. Nëse edhe tjetra selfia nuk do të pëlqejë, bëj nja 20 ose 30 selfie. Ndonjë budalla ose budallaqe mund të mos i pëlqejë selfiet e tua. Edhe për këtë mos u merakos. Ndërkohë që ti po bën selfiet e tua, me mijëra të tjerë po bëjnë selfiet e veta, më për ibret se selfiet e tua. Prandaj mos humb kohë. Nisi urgjent selfiet pa dalë nga banja.

Selfia e banjës nuk është e vetmja. Ka edhe selfie të tjera.

Për shembull, selfia që bën dikush kur çfaqet i menduar sikur ka mbi supe gjithë hallet e botës. Selfia e këtij budallai nuk quhet Selfie, quhet selfqirje, që rrjedh nga fjala greke “qirje” që do të thotë “zotni”.

Selfia mund të bëhet edhe para pasqyrës. Selfia para pasqyrës quhet Selfpjerdhje

Një tjetër Selfie goxha e përhapur është ajo kur një tufë budallenjsh bëjnë fotografi me të ngrëna përpara; verë, birra, bërxolla, pica dhe plot të tjera. Selfie më shtazarake se kjo përmes së cilës hajvanët e pangopur dëshmojnë urinë e etërve, nuk ka. Selfia me të ngrëna përpara quhet Sumtyryxhym.

Share: