Home I pakategorizuar Libri i Fred Abrahams dhe marrëdhëniet e Berishës me SHBA…

Libri i Fred Abrahams dhe marrëdhëniet e Berishës me SHBA…

Sipas autorit amerikan Fred Abrahams dhe librit te tij të ri “Shqipëria e Re”, që tregon për tranzicionin e Shqipërisë nga komunizmi në demokraci dhe publikohen një sërë dokumentash të deklasifikuara të qeverisë së SHBA, dalin disa te verteta per vitet e pluralizmit politik ne shqiptar. Në përgjigje të qindra kërkesave bazuar në Aktin për Lirinë e Informimit (Freedom of Information Act requests,) qeveria amerikane i dorëzoi Abrahams-it 500 dokumenta të deklasifikuara, 239 prej të cilave përmbanin informacion që ai i përdori direkt ose indirekt në libër. Tridhjetë e tetë dokumenta janë te cituara në tekst.

Shumë nga këto dokumenta tregojnë për çarjen graduale mes Berishës dhe Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe gjyqin e grekëve etnikë “Omonia 5,” presioni mbi gjyqësorin dhe zgjedhjet e manipuluara të 1996-ës, që çuan në shpërthimin masiv të skemave piramidale vitin pasues. Dokumentat e 1996-97 publikuara ne librin e Abrahams, përmbajnë edhe paralajmërimet e vonuara të zyrtarëve të Bankës Botërore dhe FMN-së mbi piramidat, arrestimet e bosave të piramidave, rrëmbimin e arsenaleve luftarake, dhe reagimin e SHBA-së lidhur me insinuatat për përfshirje në të ashtuquajturin “Planin Lotus.”  Dokumentat gjithashtu tregojnë shqetësimin e SHBA-së për Partinë Socialiste në atë kohë, duke përfshirë korrupsionin, nepotizmin dhe përdorimin e problemeve të brendshme për të nxjerrë përfitime politike. Disa dokumenta tregojnë dhe për sjelljen e PS gjatë krizës së 1997 dhe gjyqin e kreut të atëhershëm Fatos Nano.

Për të parë një përzgjedhje dokumentash, vizitoni http://www.modern-albania.com/documents.

Koleksioni prej 239 dokumentash iu dorëzua Universitetit të Tiranës, Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Qendra për hapje e dialog në Tiranë dhe Biblioteka Kombëtare Shqiptare. Koleksioni i plotë prej 500 dokumentash do të jetë së shpejti në dispozicion në Arkivat e Shoqërisë së Hapur në Budapest

Share: