Home I pakategorizuar Rruga e Kombit pa koncesion!

Rruga e Kombit pa koncesion!

Ashtu siç pritej, tentativa e radhës e qeverisë për të dhënë me koncension mirëmbajtjen e aksit Milot-Morinë në Rrugën e Kombit ka dështuar. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që ofertat e paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk përbëjnë interes publik duke qenë se janë dy herë më të larta se pritshmëria e qeverisë. - “Kompania kineze kishte ofruar rreth 10.4 milione euro subvencione për 11 vite, kurse konsorciumi i kryesuar nga kompania turke rreth 12.3 milinone euro. Tarifa ishte e përcaktuar nga qeveria paraprakisht dhe është ajo qe kemi treguar edhe me pare e qe është 5 euro. Bazuar mbi sugjerimin e IFC-sw, Komisioni i Vleresimit te Ofertave vendosi qe t’i refuzojne keto oferta duke i trajtuar si të pavlefshme dhe te anuloje proceduren e shpallur”, deklaroi Eduart Seitaj, sekretar i pergjithshem i MTI-se. Ministria e Transporteve thotë se aktualisht po vlerëson nëse do të rishpallë të njëjtin projekt apo do të gjejë modele të reja për të tërhequr investime private në një prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës në vend.

Share: