Home KRYESORE Horoskopi, 25 janar 2018

Horoskopi, 25 janar 2018

Dashi

Gjatë pjesës së parë të ditës do të keni në krahun tuaj hënën e cila gjatë pasdites do të kalojë në shenjën e demit. Zgjuarsia juaj përsa i përket zgjidhjes së problemeve do të jetë prezente dhe do tju bëjë që e gjithë dita të jetë e mbushur me aktivitet.

Demi

Ardhja e hënës në shenjën tuaj do të ndodhë rreth pasdites. Në pritje të këtij momenti , që do tju gjallërojë shpirtin, mundohuni të mbani kontaktet me persona të cilët keni kohë që nuk i keni parë , dhe që kanë qenë të rendësishëm për ju. Njerëzit ndryshojnë .

Binjakët

Si saturni në shenjën e peshores ashtu dhe neptuni në shenjën e ujorit, janë në krahun tuaj dhe do tju ndihmojnë të zgjidhni problemet tuaja përsa i përket aspektit profesional. Kështu që mos kini frikë pozicioni aktual i juaji është i qëndrueshëm.

Gaforrja

Dëshira për të ndarë emocionet me miqtë tuaj, sot nuk do të mund të realizohet. Hëna tek dashi dhe afërdita te bricjapi do ta bënjë të komplikuar komunikimin duke ju bërë të humbni qetësinë që ju karakterizon.

Luani

Keni aftësi shumë të mira komunikuese, dhe gjithmonë në raste festash apo evenimentesh të ndryshme jeni të mirëpritur. Sot mërkuri në shigjetar do tju mundësojë të shprehni kreativitetin tuaj më së miri.

Virgjëresha

Do të ndiheni më të qetë gjatë pasdites kur Hëna dhe Jupiteri do ti bashkohen shenjës mike të Demit. Dyshimet do të zhduken dhe do të jeni shumë të kthjellët. Merrni iniciativa të reja, dhe do të rezultoni të suksesshëm.

Peshorja

Do të ndjeni nevojën për të pasur aventura si pasojë e futjes në kundërshti të shenjës së Uranit në shenjën e Dashit. Risku qëndron në faktin se mund të harroni prioritetet tuaja, madje dhe për atë që keni kohë që luftoni.

Akrepi

Pothuaj gjatë gjithë ditës do të shfaqni shenja nervozizmi si pasojë e Hënës në shenjën e Demit . Kjo do tju bëjë të humbni qetësinë dhe të debatoni me miqtë tuaj. Mundohuni të jeni të qetë.

Shigjetari

Keni në anën tuaj diellin dhe saturnin, pra jeni të favorizuar përsa i përket aspektit komunikues, dhe ekspresionit si në aspektin miqësor ashtu dhe atë profesional. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe prezenca juaj do të ndihet kudo.

Bricjapi

Fati është me ju në këtë ditë falë pranisë se Jupiterit dhe Hënës në shenjën mike të Demit. Surpriza dhe takime të këndshme janë të rezervuara për ju . Personat single do të kenë njohje mjaft interesante . Mos e lini tju shpëtojë ky shans.

Ujori

Dashuri të reja janë të rezervuara për ju. Nëse keni mbyllur një histori kohët e fundit, një tjetër ju pret shumë shpejt . Ka disa raste ku nuk duhet shumë kohë për të njohur një person. Kështu që mos u vononi shumë për të bërë zgjedhjen tuaj.

Peshqit

Afërdita në Bricjap dhe Jupiteri në shenjën e Demit, ju ndihmon që të keni sukses në aspektin profesional, shkollor dhe financiar. Do të jetë një ditë me shumë aktivitet dhe kreativitet ç’ka mund t’ju bëjë të keni përfitime materiale por edhe morale.

Share: