Home KRYESORE Video/ Shperthimi i Bashës ne parlament: Vendin s’ua lëmë në dorë banditëve

Video/ Shperthimi i Bashës ne parlament: Vendin s’ua lëmë në dorë banditëve

Lulzim Basha duke folur nga foltorja e Parlamentit ku sot mungonte Edi Rama dhe pjesa me e madhe e kabinetit t etij, tha se vendi nuk u lihet ne dore banditeve.

Duke ftuar edhe njehere qytetaret te bashkohen me 27 janar ne sheshin e protestes Lulzim Basha:

“Doja shumë në këtë sallë të flisja për investime por në vend investime nuk ka, investitorët janë përzënë me dajak nga banditët e Ramës për tju rrëmbyer pronat, kapitalin dhe janë zëvendësuar me kriminalet nga Shullazi te Lul Berisha me një qëllim. E vetmja politikë ekonomike është grabitja e pasurisë nga Rama dhe banda e tij, pasurim i Ramës mes grabitjes së aferës së inceneratorëve.

“Rendi dhe siguria janë në përkeqësim nga dita në ditë, banditët jane të lirë rrugëve, po luftojnë nëpër rrugë e sheshe për të larë hesape e për të zgjidhur konkurrencën. Nëse nuk largohet Rama do prodhojë vetëm shkatërrim për vendin dhe familjet tuaja. Ky kryeministër ndihet më mirë mes kriminelëve sesa mes familjes së tij. Nuk mund tja lëmë në dorë fatin e fëmijëve”!

1
Share: