I pyetur në “Opinion” nëse protesta e se shtunës me 27 janarit do të ketë dhunë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se nuk ia vlen asnjë qime floku e shqiptarëve të rrezikohet për Edi Ramën.
Basha tha dhe të vërtetën e tij lidhur me arsyen pse është thirrur kjo protestë.
“Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomni që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës. Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit”, u shpreh Basha.