Përçarja e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje nxorri në pahë edhe disa skandale që kishin përfshirë këtë subjekt politik tash e disa kohë.
Me dorëheqjet e njëpasnjëshme nga pozitat e tyre në parti, filluan linçimet dhe sharjet në Vetëvendosje, për çka fajësohej Albin Kurti që sipas shumë kujt nuk po bënte asgjë që t’i ndalte këto sharje.
Linçime të cilat sa Vetëvendosja ishte e bashkuar, bëheshin ndaj çdo kujt që nuk pajtohej me qëndrimet e partisë së Albin Kurtit, shkruan lajmi.net
Por, kryetari tashmë i zgjedhur i VV-së gjatë emisionit të mbrëmshëm në Jeta në Kosovë, deklaroi se nuk mund t’i ndalë këto komente.
“Nuk mund t’i ndalë komentet e aktivistëve të thjeshtë, kur nuk ndalen këta që po mbajën pozita të larta”, deklaroi Kurti.
E në emisionin e njejtë, lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, deklaroi për herë të parë në lidhje me ngacmimet seksuale që ndodhin në këtë parti.
Kurti bëri të ditur se shumë aktiviste pasi që shkojnë në zyret e partisë herën e parë, më pastaj tërheqen shkaku i ngacmimeve.
“Ka shumë aktiviste që vijnë njëherë në zyrë dhe më jo. Kjo si rezultat se aty ka disa persona të cilët lëshojnë fjalë të ndryshme”, deklaroi Albin Kurti.
E duket se kjo nuk është e gjitha.
Fadil Robelli anëtar i VV-së pas dorëheqjes së 40 aktivistëve të kësaj partie, bëri deklaratën e çuditshme se në zyrat e kësaj partie kanë ndodhur edhe orgji.
Madje edhe konsumimim të substancave narkotike.
“Linqim aaaaa!!!! Janė këta të Zyreve të cilêt për deri sa Albini e ne të tjerët pervilnim krahët duke u takuar me Qytetarët e duke dëgjuar hallet e tyre këta bënin sex në treshe dhe i qeponin barit nepër Zyre”, ka shkruar në një status në Facebook Fadil Robelli , aktivist i VV-së.
E rreth deklaratave për ngacmimet seksuale kishte reaguar vet njëra nga të dorëhequrat, Teuta Rrusta.
Ajo kishte kërkuar nga Albin Kurti që t’i tregojë me emra këta persona.
“Nëse ti e hap një temë kaq të rëndësishme, atëherë duhet me fol me emra konkret. Unë e kam tepër problem se, nëse Kurti ka pasur kritika të tilla dhe nuk i ka thënë më herët, atëherë me jep të besoj se është duke përdorë përsëri çështjen e gruas për qëllime politike”, ka thënë Rrusta.
Kjo e fundit madje kishte akuzuar Kurtin se nuk i linte aktivistët të mendonin.
“Uluni se ju nuk jeni për me mendu”, citohet t’i ketë thënë Kurti aktivistëe tëVV-së.
Ndryshe, nga të dorëhequrit deri më tani është paralajmëruar krijimi i një partie të re.
Vet Dardan Molliqaj mbrëmë tha se vetëm 1% ka gjasë që Vetëvendosja të mbetet e bashkuar. /Lajmi.net/