Home KRYESORE Ironia e deputetit demokrat, fton qytetarët amerikanë në protestë

Ironia e deputetit demokrat, fton qytetarët amerikanë në protestë

Deputeti demokrat Gent Strazimiri, ndryshe nga kolegët e tij që kanë ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen nesër protetës së opozitës, ka zgjedhur që ftesën e tij t’ua drejtojë amerikanëve.

Përmes një postimi në Fb, Strazimiri duket se në fakt ka ironizuar kështu qëndrimet e Ambasadës Amerikane, lidhur me zhvillime të çështjeve të mbprehta të aktualitetit, veçanërisht po të kemi parasysh qëndrimin ndaj zgjedhjes së kryeprokurorit.

“Bashkohuni me pjesën më proamerikane, të kombit më proamerikan në glob, që nesër manifeston në emër të vlerave më fisnike të qytetërimit, vlerat dhe ëndrrën amerikane!”, shkruan ndër të tjera Strazimiri.

Share: