Partia Socialiste e përdori çështjen e kuijve detarë e përdori si një ndër kauzat për të ardhur në pushtet.
Faktori kohë do tregojë më qartë se nacionalizmi i saj është thjesht çështja e pushtetit.
Kjo është historia e saj politike dhe nuk mund të bëjë tedencë jashtë natyralitetit të saj.
Në fillim partia komuniste u mundua ta njehsonte luftën për pushtet si çlirim të vëndit.Drejtimi i frontit nacional-çlirimtar bëhej nga partia komuniste.Këtu qëndron kontradita sepse një parti krijohet me qëllim marrjen e pushtetit.
Më tej partia e punës sillej si nacionaliste vetëm për të manipuluar mbajtjen e pushtetit,sepse latmotivi i tyre ” revolucionarët nuk kanë atdhe” tregon të kundërtën.
Sot Partia Socialiste si vazhdimësi e tyre nuk mund të bëjë ndryshe dhe është munduar të sjelli episode të nacionalizmit si çështjen e detit,çështjen e Çamëve,të himarës,të Kosovës,etj.
Nacional-Konservatorizmi Shqiptar është ideuar dhe predikuar nga Mid’hat Frashëri në kufijtë e atdhedashurisë së lartë ,si vetëmbrojtës,jo ekspasionist duke respektuar reciprocitetin fqinjësor.
Kështu Nacionalizmi i Partisë Socialiste është e kundërta e Nacional-Konservatorizmit të Mid’hatit dhe si i tillë filloi ti dalë boja nga faktori kohë.
Ky është thelbi dhe këtë gjë nuk ka oficer detar me kompas e vizore që ta mbulojë.
Teknikalitetet janë si investimet në fasada për të zhvilluar ekonominë.
A.Roshi,