Home KRYESORE PD: Rama vendos mjekët e infermierët në shërbim të Chek up-it të...

PD: Rama vendos mjekët e infermierët në shërbim të Chek up-it të Vilma Nushit

Partia Demokratike, përmes deputetit deputetit Bardh Spahija denoncoi sot kontratën që detyron personelin mjekësor të poliklinkave t’i shërbejë konçesionarit të Check-Up, të biznesmenes Vilma Nushi.

Spahia në një dalje për mediat tha se “mjekëve e infermiereve u është shtuar në kontratat e punës të dërgojnë me imponim popullsinë në qendrat ambulatore për të kryer Chek-up-in”. Sipas tij, kjo është një shkelje flagrante qe vendos shendetësinë në dispozicion të interesave të rrezikshme që i përkasit klaneve pranë kryeministrit.

“Përse duhet të bëjnë mjekët ndërgjegjësimin, informimin dhe bindjen e publikut për t’iu drejtuar qendrave ambulatore? Kjo është një shkelje e hapur e Kodit të Punës, pasi në kontratën e mjekëve me Fondin për 2018-ën, që pritet të firmosin këto ditë mjekët e familjes në mbarë vendin, nuk thuhet që mjeku do paguhet për checkup-in. Domethënë një angazhim dhe stërmundim i tepërt, por i papaguar nga ministria, sepse milionat shkojnë për Ramën dhe Vilma Nushin me kompani”.

“Pas skemës për të vënë personelin shëndetësor në shërbim të konçesionit të Ramës për check-up, fshihet edhe synimi për të rritur fondin e miliona eurove që shteti i paguan klientes së kryeministrit. Me detyrimin e mjekëve për të bërë check-up për moshat deri në 75 vjeç, rritet jo vetem numri, por edhe shansi që Vilma Nushi të kërkojë zgjerim fondesh.

Partia Demokratike i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të tërheqë kontratën e paligjshme që detyron mjekët dhe infermierët të punojnë për konçesionin e dështuar të Edi Ramës. Nëse kësaj kontrate i shkohet deri në fund, ne do të ndjekim rrugën ligjore për të vendosur para drejtësisë shërbëtoret e oligarkëve të shëndetësisë”, tha Spahija.

Share: