Home KRYESORE Xhafaj: ‘Forca e Ligjit’ do vazhdojë të godasë, falenderoj edhe Prokurorinë per...

Xhafaj: ‘Forca e Ligjit’ do vazhdojë të godasë, falenderoj edhe Prokurorinë per arrestimet

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të enjten ka përgëzuar Poliçinë e Shkodrës për zbardhjen e atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës, i çili mbeti i plagosur.

Përmes një postimi në Twitter, Xhafaj shkruan se puna profesionale e poliçisë bëri të mundur arrestimin e autorëve të dyshuar të vendosjes së tritolit.

Ministri nuk harroi të përgëzoi edhe Prokurorinë e Shkodrës për bashkëpunimin me policinë.

“Sërish një superaksion poliçor në Shkodër. Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar. Në pak javë, pas një pune intensive&profesionale u bë e mundur zbulimi&ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ça javëve në Shkodër. @ForçaELigjit do vazhdojë të godasë fort! Vlerësimet më të mira për drejtuesit&ofiçerët e Poliçisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operaçione të shkëlqyera. Përgëzime për angazhimin profesional Forçave Operaçionale&RENEA. Falenderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti”, thotë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Personat e arrestuar nga Poliçia e Shkodrës si autorë të dyshuar të atentatit me tritol nga Lulzim Kullës më 13 janar, janë Endri Çopja 29 vjeç, Argel Lulaj 31 vjeç dhe Serxho Tata 24 vjeç.

Share: