Home KRYESORE ME PROFESIONISTE DHE E PAANSHMERI REFORMË NE DREJTËSISË DHE KUSHTETUTE

ME PROFESIONISTE DHE E PAANSHMERI REFORMË NE DREJTËSISË DHE KUSHTETUTE

Nga Romeo Gurakuqi

Ditë intensive dhe vendimtare për përmbylljen e parimeve të Reformës në Drejtësi, para së gjithash falë nismës dhe mbështetjes së Qeverisë së ShBA, permes Ambasadorit Z. Donald Lu. Po procedohet me rivendosjen sistematike të reformës, pozicionimin e degës së tretë të pushtetit në sistem pa prishur ekuilibrat, po shkurajohen nderhyrësit jo të sinqertë të brendshëm, po pastrohet rruga për të lënë jashtë ekipit teknicien të Reformës në Drëjtësi, të atyre që kanë qenë para syve të Publikut, shkatërruesit faktikë të Ligjit, Rendit, Lirisë dhe Barazisë së Qytetarëve.

Ndërkohë Komisioni i Venedikut, trupa këshillimore e Këshillit të Europës, e përbërë nga ekspertë të pavarur në fushën e të drejtës konstitucionale, siç edhe pritej, ka rrëzuar draftin zhbalancues, jo sistematik, të ndërlikuar dhe antidoktrinar, të përgatitur rrejshëm dhe njëanshmërisht, nga ekipi i përzgjedhur me kujdes politik nga Pozita aktuale.

Ka disa ditë që Ambasadori Lu po flet me zërin e brendshëm të bashkësisë qytetare shqiptare, në kushtet e mungesës së një zëri autoritar të brendshëm politik: “Ska pushime per te korruptuarit, te cilet do te perfundojne ne burg. reforma ne sistemin e drejtesise do te duhet te kryhet nje ore e me pare”. Kjo nënkupton që një reformë e mirëfilltë, e mirëmënduar dhe e vendosur në veprim brenda një kohë shpejt të arsyeshme, do t’i largojë nga skena politika shkatërruesit e sistemit parlamentar shqiptar, sajuesit e një parlamenti me kriminelë dhe mandatorë, shkatërruesit e ligjit dhe rendit në Shqipëri dhe do të hapë rrugën për integrimin më të shpejtë të një shoqërie të pastër dhe të rilindur drejt BE.

Mirëpo, per te shkuar deri aty, dmth tek implementimi i një reforme të vertetë dhe të mire studiuar, duhet qe t’u jepen pergjigje disa pyetjeve dhe do te duhet te behen po aq zgjidhje:

1.Si mund te zgjidhet impasse i krijuar mes nje projekti serioz per reforme, qe kerkon doemos angazhimin e klases politike, Pozites se sotme dhe elementeve te mbetur te Pozites se djeshme, dhe obstruksionizmit qe pjesa e prekur e kesaj klase nga kjo reforme, krijon ne vijimesi ndaj reformes?

2.Nder ata qe do te duhet te perfundojne ne burg, sipas paralajmërimit të Ambasadorit, teorikisht, a janë edhe autoret me te famshem te korrupsionit me bllok ne dore dhe ne mendje, ata qe kane krijuar firma fantazme per te zhvatur parate e publikut te varfer, ata që kryejne transferta drejt bankave te parajsave fiskale, ata qe kane shkelur procedurat Parlamentare dhe Gjyqesore për të larguar akuzat nga vetvetja, njerez qe kane ne dore skeden kohore te vendosjes ne veprim te Reformes ne Drejtesi, ata që ndërrojnë me një laps ministrat? A ka nje rreth te mbyllur brenda vendimarrjes politike qe, ose do ta sabotoje, ose do ta percudnoje, mekanizmin makro te ndertimit te kesaj skeme reformuese, per te siguruar mbijetesen e tyre dhe per te dale me “duar te lara” nga “gijotina: e sistemit te drejtesise se neserme?!

3. Si mund te shmangen politikanet e korruptuar qe sot bejne mendimtarin largpames, nga protagonizmi corodites ndaj interesave te Publikut? Interesat e Publikut, interesat e gjyqtareve te ndershem, politikaneve serioze shkojne perkunder interesave te politikaneve dhe gjyqtareve korruptuar, qe luftojne per te ruajtur pasurite e ndertuara me paratë e Publikut në parajsat e mirënjohura të Bregdetit, Alpeve, Kroneve dhe Rrfshnaltave, me shoke, gra, kuneter dhe vellezer sipermarres. Ndaj, te besh reforme me ata brenda nismave legjislative te tilla, eshte nje utopi e paster dhe nje sipermarrje e pamundur, ne qofte se nje mekanizem tjeter nuk vihet ne veprim nga Aletatet, për të ndihmuar Publikun dhe Shqiperinë demokratike, në një kohë sa më të shpejtë.

4.A ekziston rreziku qe Qarku Autoritarist i Korrupsionit te ndertoje nje model ne te cilin te siguroje “harresen dhe amnistimin” e vepres se tyre te madhe penale, si Kupole, dhe te kontrollojne te ardhmen e drejtesise dhe supremacine e krijuar mbi pjesen tjeter te shoqerise, ne pikepamje te avantazhit te perhershem politik, ekonomik, pasuror?! A mund te ndertojne seriozisht nje sistem te ri te drejtesise, nje klase politike e korruptuar qe ka ndertuar dhe nxitur nje sistem drejtesie te korruptuar dhe të pilotuar, nje organ hetimi qe operon dhe nderron drejtimin e procedimit vetem me urdher klientelist që joshet me avionë dhe darka në Vilat e Lalzit, nje parlament i inkriminuar dhe i dale nga nje deformim drastik i votes qytetare, i menaxhuar nga kupola partiake jo të zgjedhura demokratikisht?!

5.Per te arritur nje konsensus logjik mbi Reformen ne Drejtesi, bazuar mbi modelin teorik te pershtatshem per Shqiperine si Demokraci Parlamentare Funksionale, eshte i nevojshem rishikimi i Draftit Fillestar, mbi bazën e verejtjeve të Komisionit të Venedikut, duke i vendosur ne balance deget e pushtetit, Per kete eshte i nevojshem Reformimi Teresor i Kushtetutes. A eshte e qarte qe nje gje e tille mund te behet vetem permes nje angazhimi me precedence te konstitucionalisteve me te mire, besoj jo nga bota e sotme politike dhe akademike e politizuar e Shqiperise?

Thelbi i gjithe emergjences se sotme shqiptare eshte: Reforma ne Drejtesi si pjese e nje Reformimi teresor te Kushtetutes se Republikes Parlamentare, permes perdorimit te disa prej institucioneve te skicuara nga Projekti aktual, i Reformes, por duke rivendosur balancat institucionale, duke rritur kontrollin e dyfishte, duke garantuar lirite, duke riformatuar kompetencat e institucionit përfaqësues të Unitetit te KOmbit qe mban të paprekur besimin e Publikut. Ekipi i profesoreve amerikane qe shkruajti Kushtetuten e vitit 1998, propozohet te rithirret per te rishkruar Kushtetuten e vitit 2016, ne te cilen do te inkludohen thelbet me pozitive te Projektit te Reformes ne Drejtesi, te recensuar sot nga Komisioni i Venedikut. Është e nevojshme një rishkrim kushtetute, pa prishur formën e qeverisjes, por duke e modernizuar atë, ngjashmërisht me modelet më të përparuara dhe të efektshme të vendeve të Europës Lindore, që kanë kaluar një tranzicion të suksesshëm drejt demokracisë së vertetë.

Është koha qe Aleatet Amerikane dhe Europiane t’i japin doren e fundit Reformes ne Drejtesi dhe Reformes Kushtetuese, permes angazhimit te Profesoreve Konstitucionalistë qe kane hartuar kushtetuten e vitit 1998, në staf te perforcuar dhe të rinovuar. Janari duhet te jete muaji i Ktheses se Vertetë. Shqipëria duhet të ketë një kushtetutë të re, Kushtetutën e Republikës së Pestë, që do nxjerrë jashtë Qarkun Autoritarist dhe Korrupsionist të Republikës së Deshtuar të Tranzicionit. Populli shqiptar nuk beson në autoefiçencen reformuese të klasës së saj politike, por beson fuqimisht në mbështetjen e sinqertë të Qeverisë së SHBA dhe qeverive më të rëndësishme të BE. Kjo ndihmë e tyre është thelbësore dhe nuk duhet të ndalet as në festat e fundvitit. Qarkut të së Keqës nuk duhet t’I lihet asnjë minutë pushim. Ai duhet të shpërbëhet sot. Një ditë pushim këtij Qarku i krijon një muaj frymëmarrje, ndërsa një muaj frymëmarrje i krijon atij Qarku ushqimin për përmbyllje mandati, harresë dhe shmangie nga drejtësia. Ndihma e Aleatëve dhe vendosmëria e tyre për ta përmbyllur reformën është vendimtarë në mbijetesën e shpresës së qytetarëve dhe të demokracisë në Shqipëri.

Reformen nuk mund ta bejne dhe perfundojne ne dimer, ata qe do te duhet te shkojne ne pranvere ne burgun e madh te Drejtesise se Vertete te nje populli te vuajtur.

Reforma e përgatitur me kujdes dhe ekspertizë, në paketë të plotë duhet t’i paraqitet Sovranit për aprovim të drejtpërdrejtë. Parlamenti aktual e ka humbur legjitimitetin ndaj ai nuk mund të marrë përsipër një mision aq përspektiv dhe aq patriotik për Shqipërinë e shekullit XXI. Vetëshpërndarja e Parlamentit do të jetë rrjedhim logjik i gjithë historisë së tij aq të kompromentuar në këto dy vite.

Tiranë, me 23 dhjetor 2015

Romeo Gurakuqi

Share: