Home KRYESORE Ne Prishtine, te krishtere, muslimane dhe politikane festojne Krishtlindjet

Ne Prishtine, te krishtere, muslimane dhe politikane festojne Krishtlindjet

Me rastin e festës së Krishtlindjes, pjesëtarë të jetës politike në Kosovë dhe persona publike kanë uruar Ipshekvinë, shumë prej të cilëve moren pjesë në Katedralen e Prishtinës për një koktej të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës. I pranishëm në këtë koktej është edhe Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërrnava.

Në këtë pritje për Krishtlindje po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, anëtarë të ndryshëm të partive politike, artistë etj.

Kryeipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji me këtë rast dha porosinë e tij për këtë festë, të cilën porosi tha se e ka dërguar edhe me shkrim dhe se aty i ka kritikuar politikanët tanë.

“Dëshiroj të them se e kemi kaluar një vit të mundimshëm dhe shpresoj që vitin që ardhshëm të kalojmë në paqe dhe te kemi guxim ta shikojmë njëri-tjetrin në sy pa inat dhe me zemër të hapur” Gjergji.

Ai ripërsëriti se në këto Krishtlindje ka marrë një lajm të mirë nga Vatikani për shenjtërimin e humanistes shqiptarë, Nënë Tereza. Sipas tij, Nëna Terezë do të bëhet shenjtore vitin e ardhshëm.

Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, i uroi të gjithë besimtarët katolikë për këtë festë duke thënë se shpreson që viti i ardhshëm të jetë sa më i mirë dhe të ketë paqe sa më shumë.

Ai shtoi se Ipeshkvia e Kosovës dhe Bashkësisë Islame do të mundohen sa më shumë që në Kosovë të ketë mirëqenie.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaci nuk ishin të pranishëm

Share: