Kancelarja gjermane, Angela Merkel vendosi të emërojë ministër në qeverinë e ardhshme kundërshtarin e saj kryesor brenda partisë konservatore, Jens Spahn.
Kjo zgjidhje e saj erdhi me shpresën për të qetësuar revoltën në rritje të krahut të djathtë të lëvizjes, raportuan sot disa media.
Jens Spahn, kreu i kundërshtarëve të kancelares dhe mbështetës i një ndryshimi të qëndrimit më djathtas të kristian-demokratëve të CDU-së, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë të bëhet Ministër i Shëndetësisë.
Angela Merkel do të njoftojë vendimin sot në mbrëmje pas një takimi të organeve drejtuese të partisë së saj, pohojnë të përditshmet ‘Bild’ dhe ‘Süddeutsche Zeitung’, si dhe agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Jens Spahn, 37 vjeç ka mbajtur postin e Sekretarit të Shtetit në qeverinë e mëparshme, në Ministrinë e Financave.
Ai u dallua për kritikat ndaj politikës migratore të Angela Merkel, që mbështeti ardhjen e më shumë se një milion azilkërkuesish në vend.
Spahn propagandoi gjithashtu për një ndryshim të orientimit të CDU-së, si dhe për çështjet që lidhen me identitetin.
s.a/dita