Home KRYESORE Nuk kam dilemë, ky parlament na turpëron

Nuk kam dilemë, ky parlament na turpëron

Nga Afrim Krasniqi

Parlamenti është “tempulli i demokracisë”. Kështu shkruhet ne libra, kështu u themi studenteve! Por miq, duke parë seanca si kjo e sotmja dhe ato që po shohim kohët e fundit, ndjesë studentëve, – nuk kam dilemë për ta thënë me zë të lartë se ky parlament na turpëron, ai fyen demokracinë dhe vlerat e saj, fyen intelektin qytetar dhe solemnitetin e politikës, nuk është përfaqësues, nuk ka besueshmëri dhe as legjitimitet qytetar, nuk ka integritet, dhe përveç procedurave teknike ligjore – nuk ka as arsye të ekzistojë si i tillë, aq më pak të paguhet ende me taksat tona!

Ai nuk është tempull i demokracisë, nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë funksionale, por është më shumë një moçal i moralitetit dhe sistemit të vlerave, një vend krimi, një paradë e oligarkisë dhe politikës gjithnjë e me të pasur në vendin e qytetarëve gjithnjë e më të varfër!

Nëse nuk reagojmë nuk kemi respekt për veten, nëse nuk e themi hapur mendimin për të nuk jemi të sinqertë dhe as në qetësi me veten, nëse e pranojmë si të tillë në heshtje apo brohoritje militante kemi shkelur mbi veten dhe së paku, nëse nuk e injorojmë sjelljen arrogante dhe poshtëruese televizive të tij.. meritojmë të përfaqësohemi prej tyre!

Share: