Home I pakategorizuar Erdogan: Turqia duhet të ndalojë me ligj tradhtinë bashkëshortore! Futja e “partisë”...

Erdogan: Turqia duhet të ndalojë me ligj tradhtinë bashkëshortore! Futja e “partisë” ne familje!

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje vendit të tij të konsiderojë tradhtinë bashkëshortore të paligjshme dhe tha se braktisja e propozimit për ta shpallur tradhtinë të paligjshme në 2004 ishte një gabim i madh, shkruan gazeta britanike “The Independent”.

“Mendoj se është koha e duhur për të diskutuar çështjen e tradhtisë bashkëshortore pasi shoqëria jonë është në një pozicion të ndryshëm për sa i përket vlerave morale” tha Erdogan për gazetarët pas një fjalimi në parlament në Ankara.

“Kjo është një çështje shumë e vjetër dhe duhet të diskutohet. Ka qenë në propozimet tona ligjore në vitin 2004 por në atë kohë ne ndërmorëm një hap në përputhje me kërkesat e BE-së, dhe bëmë një gabim të madh” shtoi lideri i Turqisë.

Turqia braktisi përpjekjet për të kriminalizuar tradhtinë bashkëshortore si pjesë e programit të saj drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim në BE, që përfshinte ndryshime të mëdha në kodin penal të vendit, përfshirë zgjerimin e lirive individuale.

Sidoqoftë Presidenti turk tani shpreh keqardhje për të gjithë “procesin” e respektimit të kërkesave të Bashkimit Evropian.

“Duhet të them se në procesin për në BE ne bëmë një gabim. Tani duhet të vlerësojmë përgatitjen e legjislacionit rreth tradhtisë bashkëshortore dhe ndoshta ta konsiderojmë së bashku me çështjen e ngacmimeve dhe çështjet e tjera”, u shpreh Erdogan në Ankara.

Kriminalizimi i tradhtisë bashkëshortore ka qenë një subjekt debati në Turqi për shumë dekada. Gjykata Kushtetuese e Turqisë ndryshoi ligjin e mëparshëm të tradhtisë në 1996, duke deklaruar se penalizonte gratë më shumë se burrat.

Share: