Nga Lis Bukuroca
Detyrë patriotike është edhe të pengohet zgjedhja e Hashim Thaçit kryetar i Kosovës. Me këtë do t’i jepej një mesazh i qartë: Kosova nuk është vend përrallor, ku plotësohen ëndërrat e karrieristëve kronik.
Pastaj, do të thirret edhe në gjykatë. Më mirë të shkojë atje si njeri privat apo si kryetar i PDKsë, por jo si kryetar i Kosovës. Por dëmin që do të pësonte imazhi i Kosovës, do të duhen së paku 10 vite për ta rindërtuar.
Pastaj, Hashimin, pjesa dërmuese e popullit nuk e don. Po ia mundësojnë pazarllëqet e ndyta, edhe pse vështirë të gjendet një lëdëkist i moralshëm, që do ta përkrahte Thaçin.
Imponim do të bëhet me dhunë psikologjike, sepse Mustafa përfiton, disa ministra dhe Haziri. Nëse pajtohen deputetöt e LDKës, atëherë LDK ka një kope deputetësh. Ata çdo ditë fshetas akuzojnë pikërisht PDKnë për vrasjen e shumë veprimtarëve të vet.
Sikur LDK të kishte dy gram mençuri, dy gram dinjitet, dy gram fytyrë, do ta kishte rrëzuar Mustafën, që është kuadër i Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës. Durimi tij në ato dy pozita është aq pervers, sa edhe e stalinistit Berisha, që udhëhiqte Partinë Demokratike.
Shprehur më fjalë të buta, jemi popull oportunist dhe makiavelist, që duron çdo gjë. Jemi si ata poltikanë dhe i meritojmë. Janë pasqyra jonë. Rrroftë Hashimi! Rroftë Mustafa! Nëse në CV nuk veprimtari kriminele, tradhëtie dhe nuk je hajn i madh, njeriu nuk ka shanse t’i bashangjitet klubit të Ali Babës me 40 hajdutë.
Dua të besoj se anëtarët e devotshëm të LDKsë, kanë turp kur shikohen në pasqyrë…