Home KRYESORE USAID akuza per ministrin Ilir Beqja

USAID akuza per ministrin Ilir Beqja

Agjencia e qeverisë amerikane, USAID, pak kohë më parë, ka publikuar një raport për Shqipërinë mbi asistencën që po jep në vendin tonë. Në raport flitet edhe për korrupsionin. Dhe për këtë fenomen, USAID i referohet Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas kësaj agjencie, janë evidentuar, edhe nga mediat,  shumë raste të shpërdorimit të fondeve publike, teksa janë emëruar dhe persona me të shkuar kriminale, apo që kanë qenë në konflikt të pastër interesi. Sipas USAID, janë publikuar shtatë raste të tilla. “Janë publikuar dokumente të korrupsionit në menaxhimin e fondeve shtetërore të alokuara për institucionet shëndetësore, disbursimin e barnave, punësimin e njerëzve të pakualifikuar, përmes një procesi jo transparent, dhe emërimin e personave të inkriminuar dhe në konflikt të pastër interesi, në 7 raste”, thuhet në raportin e USAID. Megjithatë, USAID është shprehur se më vonë ka pasur reflektim nga ana e qeverisë duke marrë disa masa, teksa ka thënë se Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave është vënë në lëvizje për të ndaluar emërimet që janë në konflikt interesi. Më tej agjencia amerikane ka theksuar se falë mbështetjes së saj për një sërë rrjetesh mediatike investigative është arritur që të zbulohet niveli i lartë në sistemin shëndetësor shqiptar.

Marre nga Pamfleti.com

Share: