Home KRYESORE Përmbytja në Obot, Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës

Përmbytja në Obot, Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës

PERMBYTJET NE SUKTH - Nje shtepi e permbytur pas daljes nga shtrati te lumit Erzen, ne fshatin Sukth i ri, ne Durres. Si pasoje e reshjeve te shiut te rena gjate diteve te fundit jane permbytur shume fshatra ne te gjith vendin. /r/n/r/nFLOODS IN SUKTH - A man looks at his flooded home in the village of Sukth in Durres. Floods caused by heavy rains over the last days have hit southern Albania, forcing the evacuation of hundreds of villagers after rivers flooded thousands of hectares (acres), hundreds of homes and many roads. Many areas in Albania had no power or water.

Në qarkun Shkodër qindra hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të mbeten nën ujë në fshatin Obot, Oblikë dhe Murriqan ndërsa prurjet e liqenit dhe lumenjve Drin e Bunë po arrijnë në kuotën kritike të 9 metrave.

Për situatën e rënduar të ditëve të fundit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës, duke hasur në rezistencën e prefektit të qarkut por edhe kreun e emergjencave civile, sipas të cilave kjo situatë kërkon vetëm ndërhyrjen e bashkisë.

“Është mashtrimi më i madh që i bëhet këtij populli. Nuk mund ta besoj një ministër që i thotë banorëve, shiu ka rënë nga qielli. Përmbytjet e tokave bujqësore kanë ardhur nga shkarkimet e lumit Drin. Duhet të shtonim situatën e emergjencës civile”, u shpreh kryebashkiakja Voltana Ademi.

“Ti nuk na ke thënë asnjë raport çfarë të është raportuar nga sektori i emergjencës. Situata në Shkodër nuk është emergjente”, tha Shemsi Premçi.

Për kryebashkiaken Ademi përmbytjet nuk kanë ardhur për shkak të motit por nga keqmenaxhimi në kaskadën e Lumit Drin dhe shkarkimet e pakontrolluara prej një kohe të gjatë

Share: